0.7 C
Berne
lundi 23/12/2024

Pas 14 vitesh, pamvarësie, avokatja e Kosovës Micheline Calmy-Rey rrefen pse Zvicra e njohu shtetin e Kosovës?

Micheline Calmy-Rey, ish Ministre e Punëve të Jashtme dhe Presidente e Konfederata Zvicerane ne bisede me gazetarin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch – Nefail Maliqin

Gjenevë – “Vetëvendosja e popujve mund të ketë përparësi mbi integritetin territorial kur popullatat janë në rrezik të shfarosen. Dhe kjo u konsiderua si rasti i Kosovës. Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Pra, Zvicra nuk ka vepruar kundër qëndrimit të saj të neutralitetit duke mbajtur anën në rastin e Kosovës për shkak të rrezikut të shfarosjes. Ajo që është interesante është se Presidenti Putin përdori të njëjtat argumente gjatë aneksimit të Krimesë. Megjithatë, duhet të dini se në Krime nuk kishte popullsi të kërcënuar me gjenocid!.. ” ka deklaruar ish-shefja e diplomace Helvetike dhe Presidente e Konfederatës Zvicerane znj.Micheline Calmy-Rey për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Libri i posabotuar i ish-diplomates zivcerane «Pour une neutralité active. De la Suisse à l’Europe» (“Për një neutralitet aktiv. Nga Zvicra në Evropë”) ishte shkas për te zhvilluar nje bisede për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch me autoren znj.Micheline Calmy-Rey e cila ne Zvicer shpesh quhet si “avokate” e shqiptareve ne Kosovë dhe ne ballkan.

Calmy-Rey: Zvicra, Neutralitet po, por jo edhe indeferent, siq ishte rasti ndaj Kosovës!

Neutraliteti, roli i Zvicrës gjate dhe pas luftes deri tek pamvaresia e Kosovës, angazhimi i Qerise zvicerane nga aspekti humanitar, ai diplomatik, ushtarak, situata aktuale ne Kosovë me qeverine eere te Albin Kurtit si dhe per Veriun e Kosovës dhe Luginen e Preshevës…ishin disa pika qe prekem ne bisede me znj.Micheline Calmy-Rey.

Pyetjes rreth neutralitetit, se sa po i perbahet ketij koncepit Zvicra znj. Micheline Calmy-Rey ofron një interpretim bashkëkohor mbi neutralitetin akti, i investuar me misionin e promovimit të paqes, larg mitit të tërheqjes.

“Një shumicë e madhe e zviceranëve e shohin veten në neutralitetin e vendit të tyre, është një shënues identiteti. Megjithatë, ligji i neutralitetit apo politika e neutralitetit nuk do të thotë mosangazhim apo izolacionizëm. Kjo nuk do të thotë të rrimë duarkryq përballë krimeve, masakrave, siç është ajo që ndodhi në Kosovë. Sot mund të japim një konotacion më pozitiv të neutralitetit, të paanshëm. Ai nuk përbëhet nga një indiferencë e supozuar, por në të vërtetë është një vendimmarrje. Ky neutralitet aktiv, përmes një politike të përkushtuar, synon parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, pa marrë pjesë në konfliktet dhe luftërat e të tjerëve…” ka fillimisht znj.Calmy-Rey due folur për Zvicren si je vend neutral qe ja kane zili vendet tjera e cila permendi se ne shekullin 16 Zvicra ishte nje superfunqi ushtarke ne Evropë, te cilen gje ja kishte thëne ne sy edhe Francës.

Calmy-Rey: Zvicra ishte vendi i parë që diskutoi pavarësinë e Kosovës në KS te OKB-së

Përkunder presioneve serbe dhe ruse, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtesise ne Hagë mori parasysh dhe respektoi kërkesën e Zvicres qe pomavërsia e Kosovës të mos kontestohet, e cila u shpall si nje akt legal!

Pyetjes ne vijim në kuadrin e modelit zviceran për vendet e huaja, se cili është vendi i Kosovës në librin e saj te fundit dhe farë mendon për situatën aktuale në Kosovë? Zonja Calmy-Rey për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch ështe përgjigjur se “rasti i Kosovës është shumë interesant. Ne vertetë jemi nje shtet neutral, por kjo nuk don te thote qe te jemi edhe indeferent përballe diskriminimit apo je terrorit qe i bëhet nje vendi, nje populli siq ishte rasi i Kosovës me Serbinë. Dhe neutraliteti yne nuk na ka mesuar te qendrojme duarkryq përballë këtyre krimeve, masakrave, gjeocidit apo spastrimeve entike, siq ndodhen në Kosovë dhe ballkan në shekullin e njezetë..?!”

Lidhur me Kosovën e pas luftes dhe shpalljes se pamvaresise se Kosovës ish-diplomatja zvicerane ne vazhdim për gazeten Le Canton27.ch ka deklaruar se “Zvicra ishte vendi i parë që diskutoi pavarësinë e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Qëndrimi ynë është ndjekur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, por edhe nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Në atë kohë thuhej se Kosova duhej të respektonte standardet e të drejtave të njeriut përpara se të flitej për statusin e saj… »

Sipas znj.Calmy-Rey « Megjithatë, Zvicra doli përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke thënë përkundrazi se ishte e nevojshme që fillimisht të flitej për statusin e saj dhe se më pas mund të kishim njerëz në krye të vendit që do t’i përgjigjeshin shkeljeve të mundshme në aspektin e qeverisjes dhe të drejtave të njeriut. Qëndrimi ynë është ndjekur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, por nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Pikërisht atëherë Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj, cka Zvicra ishte nder vendet e para qe e njohu, për cka me u bë zhurme. Disa thanë në atë kohë se kjo ishte një shkelje e neutralitetit nga ana e Zvicrës dhe se ajo kishte mbajtur qëndrim ndërkombëtar në favor të Kosovës. Kjo u pasua nga një ankesë e Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të sfiduar pavarësinë e Kosovës. Më pas, Zvicra iu përgjigj të njëjtës Gjykatë, e cila njohu interpretimin e Zvicrës. Kjo do të thotë se në të drejtën ndërkombëtare ekzistojnë dy parime kontradiktore: integriteti territorial i një vendi dhe vetëvendosja e popujve. Vetëvendosja e popujve mund të ketë përparësi mbi integritetin territorial kur popullatat janë në rrezik të shfarosen. Dhe kjo u konsiderua si rasti i Kosovës. Pra, shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Pra, në këtë kuptim Zvicra nuk ka vepruar kundër qëndrimit të saj të neutralitetit duke mbajtur anën në rastin e Kosovës për shkak të rrezikut të shfarosjes. Ajo që është interesante është se Presidenti Putin përdori të njëjtat argumente gjatë aneksimit të Krimesë. Megjithatë, duhet të dini se në Krime nuk kishte popullsi të kërcënuar me gjenocid!.. ”

Reciprociteti mund ta stabilizoje situaten mes Veriut te Kosovës dhe Lugines se Preshevës!

Sa i perket situates aktuale ne Kosovë me qeverine e re ish-presidentja zviceane znj.Micheline Calmy-Rey ka përshendetur angazhimin e qeverise se Kosoves ne luften kunder korrupcionit dhe krimit te organizuar dhe hapjen e vendeve te reja te punës, për t’ju krijuar perspektive dhe dhe te ardhme te sigurt te rinjve, meqerast do te frenohej edhe eksodi. Për zhvillimin dhe ndertimin e vendit ajo ka ftuar disporën shqipatare, ne vaqenti ate në Zvicër te bëjnë me shume per vendin e tyre, t’i kotrbuojne proceseve demokartike dhe zhvillimeve ekonomike në rajon.

Duke folur per krizen ne Veri te Kosovës, prof. Calmy-Rey ka pohuar ne vazhdim se “Aktualisht situata në veri të Kosovës është e vështirë. Ka komuna kryesisht serbe të cilat janë të lidhura ngushtë me Serbinë fqinje dhe të cilat sfidojnë autoritetin e Kosovës. Pra, ju keni dy sisteme gjyqësore, dy sisteme të sigurimeve shoqërore që bashkëjetojnë, njëri i financuar nga Serbia, tjetri që lufton për t’u imponuar. Prandaj ka tensione të përhershme në veri të Kosovës, ashtu sikur në Serbinë jugore gjetkë, pra në Luginën e Preshevës, në kufi me Kosovën, te banuar me shumice shqiptare. Në këtë fazë, Bashkimi Evropian mund të luajë një rol pasi Serbia është një kandidate për t’u anëtarësuar në BE. Më duket shumë për të ardhur keq që ne nuk mund të bëjmë që një mjedis ku ka disa gjuhë, fe, kultura të ndryshme të bashkëjetojnë në të njëjtin vend. Prandaj une dhe vendi im mbeshtet vazhdimin e dialagut te Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë. ”

“Mendoj se zgjidhja me e mire mes Veriut te Kosovës dhe Lugines se Presheves eshte rrespektimi i reciprocitetit, pra cfare te drejta do kene serbet e Kosovës, po ato te drejta ap status t’i gezojne edhe shqipatret entik ne Luginen e Preshevës” ka thëne ne fund znj.Calmy-Rey.

Derniers articles