17 C
Berne
lundi 15/07/2024

Ditën Nacionale të Kosovës sot e festojne edhe 200 mijë kosovarë në Zvicër. Ata falenderojnë edhe qeverinë helvetike për krijimin e shtetit më të ri në Evropë

Flamuri i Kosovës ne qender te Bernës (Phopto: Le Canton27.ch)

Bernë, 17 shkurt -Sot (17 shkurti) eshte Dita e Pamverise se Kosovës, qe nuk festohet vetëm ne Kosovë por edhe nga diaspora shqiptare ne perendim. Vetem ne Zvicer kete dite e festojne mbi 200 mije kosovarë. Kosovaret sot dhe diteve te uikendit kane organizuar nje ser tubimesh me plote aktivtete kulturore me kenge dhe muzike per te shënuar kete pervjetor, njofton gazeta zvicerane ne sqhip Le Canton27.ch

Kurse, zyrtarisht Dita Nacionale e Kosoves ne Zvicër shenohet sot në mesdite në ambasaden e Kosoves ne Berne ku ambasadori kosovar ne Zvcër Sami Ukelli ka ftuar post autoritetet zvicerane dhe ambasadorë te vendeve te ndryshe boterore, ku ka organizuar nje pritje solemne për te shenuar ketë dite historike per shtetin e Kosovës.

Kosovaret, pas 14 vitesh pamvaresie, falenderojne diplomaten zvicerane Micheline Calmy-rey e njohur si avokate e Kosovë!

Ambasadori i Republikes se Kosovës ne Bernë Sami Ukelli ne nje interviste me rastin e 14-vjetorit te pamvaresise se Kosovës dhene dje gazetes zvicerane Le Canton27.ch ka pohuar nder tjera se « Jemi mirënjohës për kontributin e diasporës për lirine dhe pamvarësinë e Kosovës, shtetit më të ri në Europë! Padyshim ketu ka merita edhe Zvicra!.. »

Thamë me lartë se kosovaret per pamvaresine e Kosovës falenderojne dhe jane mirenjohes ndaj popullit dhe qeverise Zvicerane per krijimin e shtetit me te ri ne Evropë. Zvicra eshte nder vendet e para qe ka njohur shetin e Kosove sme 27 shkurt 1999.

Ish-presidentja dhe ish-shefja e diplomacise zvicerane znj.Micheline Calmy-Rey nje mikeshte dhe adhuruese e presidentiit historik Ibrahim Rugpva, e njohur si avokate e Kosovës ne intervisten e fundit dhene gazetes zvcerane ne shqp Le Canton27.ch kihshte then se « Zvicra ishte vendi i parë që diskutoi pavarësinë e Kosovës në KS te OKB-së.

Do perkujtuar se Zvicra qysh në vitin 2005, permes ambasadorit te saj në OKB-së, Peter-Maurer pe rhere te pare mermdni fjalen pamvaresi ne Kombet e Bashkuara. Ambasadori Maures (sot presidnet i ICRC-së ne Gjenevë) argumentoi idenë e pavarësisë së Kosovës ne mesine qindrea diploamteve boteror. Një qëndrim shumë i guximshëm për një vend të vogël e neutral si Zvicra u vleresu lart nga Prishtina dhe Tirana qe shkaktoi pakenaqesi nga Beogradi dhe Moska.

Presidentja e Kosovës dr.Vjosa Osmani: Jemi mirënjohes per rolin dhe kontributin e Zvicres gjate dhe pas luftes ne Kosovë deri tek njohja e pamavresise me 27 shkurt 2008

Ndryshe presidentja e Kosoves dr. Vjosa Osmani ne vizten efuindit ne Bernë ka dejkalkruar se « Zvicra dhe diaspora shqiptare ka merita te medha per lirine, demokracinë si dhe ndertimin dhe zhvillimin e Kosovës!.. ». Sipas saj « raportet tashmë jashtëzakonisht të mira në mes të Kosovës dhe Zvicrës, të cilat ajo konsideroi se kanë krijuar mundësi të shkëlqyeshme për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në mes të dy vendeve. »

Vjosa Osmani po ashtu, duke folur për raportet e mira në mes të dy popujve, ka shprehu mirënjohje të thellë për institucionet dhe popullin zviceran për faktin, siq u shpreh ajo se « Zvicra u shndërruan në nje shtëpi, strehimore per mbi 200,000 kosovarëve duke u mundësuar atyre integrim të suksesshëm në shoqërinë zvicerane.. »

Kurse ish-presidenti kosovar, njëherit lideri i AKR, nje zviceran Behgjet Pacolli nje biznesemn nga Lugano i pyetur per amrdhnien Kosovë-Zvcier ai per gazeten Le Canton27.ch eshte perjgigjur se « Marëdhëniet mes Kosovës dhe Zvicrës janë shumë të mira, bile më të mira se me cdo shtetet tjara evropian. »

Sipas Pacollit « Lidhjet tona me Zvcren datojne shume me heret edhe para se te bëhemi shtet. E them këtë jo vetem se ky vend i pari ka permendur fjalën pamvaresi për Kosoven në KS te OKB-së dhe pse ka njohur e para Kosovën tone si shtet, por edhe për shkak lidhjeve tona miqesore qe na ka bashkuar dhe forcuar diaspora shqiptare, ne te clin vend punojne dhe veprojne mbi 200 mije shqiptare nga Kosova. Ketu do falenderuar edhe rolin dhe angazhimin e diplomates zvicerane Micheline Calmy-Rey qe beri per Kosoven me shume se nje minister shqiptar…”

Do thkesuar se sot rreth 300,000 njerëz me origjinë kosovare jetojnë dhe veprojne në Zvicër duke i kontribuojnë në mënyrë aktive në ekonomi, kulturë dhe politikë në shtetin helevtik. Zvicra sot eshte investitori i dytë më i madh në Kosovë.

Zvicra ka dhuruar ndihmë thelbësore për Kosovën që nga viti 1998. Ajo deri më tani ka ofruar më shumë se 500 milionë CHF për Kosovën dhe mbetet partneri kyq i zhvillimit të Kosovës. Ky kontribut i qeversie zvicerane në mënyrë efektive mbështetë ambiciet e Kosovës për të vazhduar në rrugëtimin drejt integrimit evropian dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve kosovarë, si mase preventive per te penguar eksodin drejt Zvicres dhe vendet tjera evropiane, shkruan ne fund gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Derniers articles