-4 C
Berne
lundi 13/01/2025

Parlamenti zviceran pas Hamasit, voton për ndalimin edhe të Hezbollahut

Bernë, 17 dhejtor -Parlamenti zviceran votoi të martën për të ndaluar partinë libaneze Hezbollah, një vendim i rrallë për këtë vend neutral, i cili tradicionalisht ka ndjekur një politikë të promovimit të dialogut dhe ndërmjetësimit ndërkombëtar. Ndalimi i grupit të armatosur libanez u miratua nga Dhoma e Ulët me 126 vota pro, 20 kundër dhe 41 abstenime., njfton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Mbështetësit e ndalimit, të miratuar nga Dhoma e Ulët dhe e Epërme, pohuan se Hezbollah përbënte një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare dhe se Zvicra duhej ta ndalonte atë për të marrë një qëndrim kundër terrorizmit.

Qeveria zvicerane, nga ana e saj, e kundërshtoi ndalimin. « Nëse Zvicra tani vendos të ndalojë organizata të tilla përmes ligjeve të veçanta, ne duhet të pyesim veten se ku dhe si janë tërhequr kufijtë, » tha Ministri i Drejtësisë Beat Jans gjatë debatit parlamentar.

Komiteti i politikave të sigurisë që propozoi ndalimin argumentoi se roli ndërmjetësues i Zvicrës do të mbetet i paprekur nëpërmjet një dispozite të veçantë mbi bisedimet e paqes dhe ndihmën humanitare.

Javën e kaluar, Parlamenti zviceran ndaloi lëvizjen palestineze Hamas për shkak të sulmit terrorist në Izrael më 7 tetor 2023. Zvicra më parë kishte ndaluar vetëm grupet Al-Kaeda dhe Shteti Islamik, të cilat janë në listën e organizatave terroriste të OKB-së.

Derniers articles