5.1 C
Berne
lundi 17/11/2025

Një shqiptar jep 100.000 CHF për një xhami në Zvicër. Sa xhami dhe sa shkolla sot kanë shqiptarët në Zvicër?

Bernë, 2 nentor -Një shqiptar jep 100.000 CHF për një xhami në Zvicër ehste yk lajmi idtes qe po qarkullon ne disa rrjete sociale. Këtë shume parashe e kane konfirmuar edhe disa imame ne Zvicer për gazeten zvicerane në shqip LeCanton27.ch. Bëhet fjlaë për nje xhami ne Lausanne. Autori i kesaj shume eshte nje shqiptar me origjine nga Kumanova (Rrahmanli) e Maqedonisë se Veriut.

Mbi 300.000 shqiptare sot në Zvicer kanë me shume shkolla ne gjuhën shqipe se sa xhami

Për integrimin e shqiptareve ne Zvicer kane folur shpesh jo vetëm mediat zvicerane por edhe atutoritetet e Konfederates Helevtiek deri tek ministri i jashtem i apo presidentja e ketij vendi. Sikur shefi i diplomacise helvetike z.Ignazio Cassis dhe prisidentja e Konfederates zvicerane znj.Karin Keller-Sutter kane pasur fjalë te mira për imazhin e shqiptareve ne Zvicer, sipas te cileve «komuniteti shqiptare ne Zvicer eshte i rendesishem dhe shembull integrimi dhe suksesi, jo vetëm ne futoboll por gati ne te gjitha sferat.. »

“Sot Zvicra nuk mund të paramendohet pa njerëz me prejardhje nga Kosova”, tha dite me apre gjate nje konference shtypi ne Bernë presidentja zvicerane znj.Sutter duke ju pergjigjur gazetës zvicerane LeCanton27.ch

Është e vështirë të dihet numri i muslimaneve apo numri i objekteve të besimit islam në Zvicër, por vlerësohet se ka rreth 5 % deri në 6 % të popullsisë që janë muslimanë.  Në përmasa numerike, kjo korrespondon me afërsisht 440 00 muslimanë të moshës mbi 16 vjeç.

Sipas mediave zvicerane, numri i myslimanëv në Zvicër ne vitin 2010 përfaqësonin afërsisht 5.5% të popullsisë së përgjithshme ose rreth 450,000 individë. Kjo përqindje përfshin edhe popullsinë nën 16 vjeç. Këto janë vlerësime, pasi të dhënat nga anketa strukturore e Zyrës Federale të Statistikave (OFS) që nuk e përfshijnë këtë grupmoshë.

Kurse numri i xhamive ne Zvicer llogaritjet te jet rreth 300, vetem te shqiptareve janë 90 sosh, shkruajne mediat zvicerane.  Sipas nje shkrimi te gazetes Le Temps, ne vitin 1970 kishte 16,000, ndersa sot 400 mije. Shumica e muslimanëve në Zvicër jane shqiptare nga ballkani (42%) dhe Turqia (14%). Një e treta kanë kombësi zvicerane (31.4%, krahasuar me 12% në 2000).

Mbi 300.000 shqiptare sot në Zvicer kanë me shume shkolla ne gjuhën shqipe se sa xhami. Shkolla shqipe LAPSH « Naim Frashëri » në Zvicër numrëron afër 1900 nxënës me 78 mësues/e, të ndarë mbi 170 klasa

Në Zvicer jane katër xhami me minare. Shqipatret kane 90 xhami te tyre qe shpesh perdoren edhe si shkolla për te mesuar gjuhen shqipe  ato te Zvicres (frenge apo gjermane)
« Në Zvicer me gjithë xhamitë e komuniteteve të tjera janë mbi 280 xhami, prej te cilave kater jane me minare (Gjenevë, Cyrih, Winterthur dhe Wangen). Kurse 90 xhami sot ne Zvicer jane të shqiptareve, prej tyre 60 sosh veprojne ne kuader të KMSHZ.. », ka thënë për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Hfz. Mehas Alija, kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër.
Per tolarancen nderfetare nder shqiptaret me tre relegjione, më së miri kane raportuar edhe mediat boterore te pa ngarkuara nga racizem apo islamofobi te cilat kane shkruar se shqiptaret njihen se shembull ne bote per tolerance nderfetare. Dhe nje shembull tjeter tolerance: Ne shume shtëpi shqiptare muslimane sot me krenari mbahet ne mure fotografia e Nëne Terezes me shami, por deri tash nga aksush nuk eshte pyetur pse ajo shqiptare mbante një shami ?!
Gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch ka shkruar se Zvicra ka probleme me disa xhami dhe persona te involvuar ne grupe islamiste te cilet po ndiqen nga autoriteteve zvicerane, ku disa xhami shqiptare në Zvicër janë me tendenca radikalizimi. Kështu sipas gazetës “Tages Anzeiger” në disa xhami shqiptare, vajzat e mbuluara po mësojnë dhe se gratë fetare nuk shkaktojnë probleme. (In mehreren albanischen Moscheen lernen verschleierte Mädchen, dass religiöse Frauen keine Probleme machten.). Dhe tash e mund te etiketosh gjithe shqiptarët me disa persona radikale apo islamiste te involuar ne xhihad ?
Shqiptaret muslimanë ne Kosove dhe Shqiperi si shumice jane dëshmuar për telerance. Ata per tolerance nderfetare dhe integrim jane deshmuar edhe ne diasporë, sidomos në Zvicer he vendet e BE-së. Madje ata dhe gjate lufte së dyte boterore ju kane dhenë buke dhe i kane strehuar neper xhami hebrenjët. Atëherë, pse sot në Zvicer apo Evrope të jenë radikalë?, te cilat raste edhe nga komuniteti muslimanë ne këto vende jane distancuar dhe jane denuar.

 

MINARET: Në Zvicër ka disa xhami me minare, por jo shumë — dhe kjo lidhet me një ndalim të ndërtimit të minareve që u vendos pas një referendumi kombëtar në vitin 2009.

Në Zvicër ekzistojnë disa xhami me minare që janë ndërtuar para vitit 2009, dhe ato kanë mbetur ligjërisht të lejuara. Pas referendumit të vitit 2009, ndërtimi i minareve të reja u ndalua, por xhami të reja pa minare mund të ndërtohen ende.  Xhamia e pare ne Zvicer me minare eshte ajo e Petit-Saconnex në Gjenevë, afër OKB-së që u përurua më 1 qershor 1978 nga Mbreti Khaled Bin Abdulaziz dhe Presidenti i Konfederatës Zvicerane. Xhamia e Gjenevës është xhamia më e madhe në Zvicër.

1. Xhamia e Gjenevës, afer OKB (Petit-Sacx)
2. Xhamia e Zürich-ut (Schaffhauserstrasse)
3. Xhamia e Winterthur-it
4. Xhamia e Wangen bei Olten (Kantoni SO)

Këto janë shembuj të xhamive me minare që ekzistojnë sot në Zvicër, ndërsa shumë xhami të tjera përdorin ndërtesa të përshtatura pa minare.

BURKA: Dhe tash kur beht fjalë per shamin tek shqipareret disa media me dashje apo padashje e ngaterrojne  shamine me ferexhen (burka) përcka kjo e fundit tek shqipataret muslimanë pak e hiq perdoret. Fundja edhe kreret muslimane jane deklaruar kunder burkës. Zvicra ka ndaluar mbulimin e fytyrës (Burka) në hapësira publike nga janari 2025. Imami Mehas Alija, kryetar i KMSH ne Zvicer gazets zvicerane ne shqip LeCanton27.ch i ka deklaruar se  «ndalesa e burkës nuk është ndonjë pengesë reale për besimtarët shqiptarë”.

SHAMIA: Ne disa shgkjolla te Zvcres gati ne cdo klase jane 2-3 madje ne disa edhe me shume vajza me shamia dhe nuk shkakton problem, sepse Zvicra jo vetëm se nuk eshte nje vend racist, por njihet botërisht si nje vend tolerant. Vendet e BE-së duhet te marrin shembull Zvicren për demokraci, tolerancë dhe bashkejetesë nderfetare!…

Sa per njoftim nga 200.000 femra shqiptare sa jane ne Zvicer vetem nje grua eshte akadamike (edhe ajo eshte me shami) qe eshte akademike, profesoreshë ne Universitetit e Friburgut. Ajo eshte prof.dr.Arlinda Amiti nje poliglote qe njeh 7 gjuhe boterore.

Sot me shamia kemi femra shqiptare edhe në ambasadot tona te cilat ndjehen krenare qe jane shqiptare dhe qe punojne ne Zvicer duke prezentuar shtetin ne menyre dinjitoze.

Derniers articles