10.5 C
Berne
samedi 12/10/2024

Sot ne OKB ka nisur debati i nivelit te lartë në Asamblenë e Përgjithshme. Pos Shqipërise, aty edhe Kosova

Nefail Maliqi, redaktor i gazetes zvicerane Le Canton27.ch para selise se OKB-se

OKB, 17 shtator -Punimet e Sesionit te 78-te të Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (12 shtator – 30 shtator) e cila zhvillon politikat e Kombeve të Bashkuara, ka mbledhur kreret e 193 shteteve anëtare në Nju Jork për çdo vit. Sivjet debati i nivelit te larte ka nisur qe sot deri me 20 shtator.

Dy president shqiptar ne New York, ne Asamblene e pergjithshme te OKB-se

Sikur deri me tani, edhe sivjet ne pinimet e Asamblese se pergjithshme te OKB-së do jetë edhe nje delegacion nga Republika e Kosovës i prite nga Vjosa Osmani, ka mesuar nga burimet e saj gazeta zvicerane Le Canton27.ch nga selia e OKB-së. Ne New York gjendet edhe ish-presidenti i Kosoves Behxhet Pacolli.

Kujtojmë se Shqipëria udhëheq, në Këshillin e Sigurimit, Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, në kuadër të presidencës së saj. Presidenti Bajram Begaj do të marrë pjesë në debatin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në datat 17-23 shtator 2023. Z. Begaj ka thëne  se gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së në fokus do ta ketë çështjën e njohjes së Kosovës.

Mesohet se ne New York do gjenden edhe lidere nga ballkani perfshire ketu edhe presidentin e Serbise. Vucic si zakonisht do provokoj me fjalimin e tij duke folur per serbet e privilegjuar ne Kosove, duke injoruar qytetaret e vete (shqiptaret e Lugines se Presheves) qe sipas raporteve nderkombetare konsiderohet si rajoni me i varfur dhe me i diskriminuar ne Evrope, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Lufta në Ukrainë pritet të jetë temë kryesore për të dytin vit me radhë, kur udhëheqësit të mblidhen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Pos Ukraines, sivjet do debatohet edhe për Kilmen, ushqimin etj.. OKB-ja thotë se nëse kjo prirje vazhdon, 575 milionë njerëz do të përfshihen nga varfëria ekstreme deri në fund të kësaj dekade.

Asambleja e Përgjithshme e këtij viti do mbahet pas një viti maratonë takimesh të nivelit të lartë, dhe disa udhëheqës të rëndësishëm nuk do të marrin pjesë.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe aty pritet të marrë pjesë Presidenti Zelensky Presidenti për herë të parë në Asamble që kur fillloi agresioni rus në shkurt 2022, ka mesuar gazeta zviceraner Le Canton27.ch. Kurse  presidenti amarikan Joe Biden do t’i drejtohet asamblesë së përgjithshme të martën, për të paraqitur përparësitë e Shteteve të Bashkuara.

Sesioni i 78-të i Asamblesë së OKB-së. Marrin pjese edhe presideneti i konfederated Alain Berset dhe shefi i diplomacise zvicerane Ignazo Cassis.

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan ka arritur qe dje ne SHBA-së për të marrë pjesë në takimet e Asamblesë së 78-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.  Java do të fillojë me një takim dyditor të nivelit të lartë që OKB-ja shpreson se do të ripërtërijë punën për këto objektiva.

Mesohet se Sesioni i 78-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së vjen pasi zbatimi i Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm është në mes. Një inventar i progresit të bërë do të bëhet gjatë Samitit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, organizuar në margjinat e javës së nivelit të lartë. Është bërë e qartë, që nga agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës në veçanti, se ligji ndërkombëtar është nën presion në rritje në të gjithë botën.

Do péërkujtuar vse qe nga viti 1945, një kryetar i Asamblesë së Përgjithshme (AP) është zgjedhur tre muaj para hapjes së kësaj mbledhjeje. Ai zgjidhet nga përfaqësuesit e AP për të kryesuar seancën plenare dhe çdo seancë të jashtëzakonshme të mbajtur gjatë vitit të ardhshëm. Ky rol është mjaft i ndryshëm nga ai i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, zyrtari më i lartë i organit i zgjedhur për një mandat pesëvjeçar.

 

 

 

Derniers articles