12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Flamuri shqiptar n’mes stadiumit ne ndeshjen mes Realit dhe Mançesterit (3:1) VIDEO

Madrid, 4 maj -E pabesueshme çfarë ndodh në “Bernabeu”, tifozi hyn në fushë me flamurin shqiptar. Ne ndeshjen e sontmr Real Madrid dhe Manchester (3:1) valon flamuri shqiptar🇦🇱 n’midis stadiumit. Sigurisht ishte nje tifoz i flakt i RMA, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Flamuri shqiptar nuk mundoi as ne sfiden e ndeshjes mes Real Madridi dhe Mançesterit

Një tifoz me flamurin shqiptar, u fokusua për disa çaste nga regjia qendrore në supersfidën e Champions-it, mes Realit dhe Mançester Sitit në “Bernabeu”.

Teksa nisi të luhej shtesa e parë, tifozi pushtoi fushën, duke valëvitur flamurin kuqezi.

Në këtë moment, regjia e fokusoi kamerën diku tjetër, pasi me rregullore është vendosur, që mos reklamohen ata persona që futen në fushën.

Flamuri shqiptar i ka sjellë fat sulmuesit francez, pasi më pas shënoi golin e kualifikimit.

Mediat raportojnë se i riu që u fut në fushë është një shqiptar nga Shkupi i cili quhet Agim, jeton në Frankfurt të Gjermanisë dhe menaxhon një klub nate shumë të njohur.

Duket se ai është një tifoz i madrilenëve, dhe për këtë shkak ka marrë përsipër rrezikun për t’u ndëshkuar, duke u futur në fushë me flamurin kuqezi.

Pas disa sekondash, tifozi me flamurin shqiptar, i cili vrapi drejt Benzemasë, u nxorr nga forcat e sigurisë teksa, ndeshja rifilloi normalisht. Duket se futja e flamurit shqiptar në fushë, i solli fat Realit, që gjeti golin e tretë pak minuta më pas.

Lojë me emocione, një Real që po bën mrekulli

Real – Manchester City 3:1

94′ Karim Benzema realizon nga penalltia për 3:1.

Shënues: Rodrygo (90’ e 90+1’) – Mahrez (73’).
Kartona të verdhë: Modriç, Carvajal, Militao – Laporte.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Nacho, Mendy, Modriç (Camavinga 76’), Casemiro (Asensio 75’), Kroos (Rodrygo 68’); Valverde, Benzema, Vinicius.
Manchester City: Ederson, Walker (Zinchenko 72’), Dias, Laporte, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne (Gundogan 72’), Bernardo, Mahrez

Estadio Santiago Bernabeu është arena e ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Manchester City.

16′ Kevin De Bruyne (Manchester City) prodhon një goditje të mirë që lundron në mesin e portës, por përpjekja e tij përfundon në duart e portierit.

20′ Thibaut Courtois bën një pritje të shkëlqyer për të mohuar golin Bernardo Silva (Manchester City).

41’ Lojë me kujdes të madh nga të dy ekipet në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champioons League.

60′ Nuk ka gola, rasti më i mirë u regjistrua në minutën e 46-të, Vinicius nuk shënoi në portën e zbrazur.

Kartona të verdhë: Modriç, Carvajal – Laporte.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Nacho, Mendy, Modriç, Casemiro, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius.
Manchester City: Ederson, Walker, Dias, Laporte, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne, Bernardo, Mahrez, Jesus, Foden.
36′ Lojë e fortë e pa gola deri me tash.

 

Derniers articles