25.5 C
Berne
mardi 23/07/2024

Lufta Izrael-Palestine / Avokati nderkombetar ne mediat zvicerane: Krimet e luftës nga Izraeli dhe hamasi duhet të ndëshkohen!

Berne, 15 tetor -Avokati i specializuar në të drejtën ndërkombëtare, Alexis Deswaef bën thirrje për zellin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të hetuar mizoritë nga të dyja palët, njoftin gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Pengmarrja, vrasje masive, bombardimi i një territori të rrethuar. Në ditën e gjashtë të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, lista e krimeve të luftës rritet.

Për Alexis Deswaef, avokat i specializuar në të drejtën ndërkombëtare në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) dhe nënkryetar i Federatës Ndërkombëtare për Luftën e të Drejtave të Njeriut në Lindjen e Mesme ne mediat zvicerane kondideron se “Krimet e luftës të Hamasit dhe Izraelit duhet të ndëshkohen”

Amnesty International: Dënimi kolektiv i shkaktuar nga Izraeli mbi popullin palestinez është një « krim lufte »

Amnesty International po jep alarmin për situatën katastrofike humanitare në të cilën ndodhet popullsia e Gazës, e nënshtruar nga Izraeli ndaj një fushate masive bombardimesh, numri i të vdekurve arrin në 1350 dhe mbi 6000 të plagosur.

OJQ-ja u bën thirrje autoriteteve izraelite të rivendosin furnizimin me energji elektrike në Gaza dhe të heqin bllokadën e paligjshme të Rripit të Gazës në vend për 16 vjet.

Ndëshkimi kolektiv i shkaktuar nga Izraeli ndaj popullatës civile të Gazës është një « krim lufte ».

Forcat izraelite në Rripin e Gazës me avion luftarak kane hedhur bomba, derisa konvoji me civilët palestinezë po largoheshin nga veriu në jug.
Ministria palestineze e Shëndetësisë r cila flet per nje masaker, njoftoi dje se 70 persona humbën jetën, shumica gra e fëmijë që janë vrarë nga sulmet ajrore të Izraelit, në autostradën kryesore që lidhë Gazën me Izraelin.

Lajmi i fundit ne Gaza:

Nëntë pengje të vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit, sipas Hamasit. Të paktën pesë izraelitë dhe katër të huaj të mbajtur peng nga Hamasi në Rripin e Gazës janë vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit, tha të shtunën krahu ushtarak i lëvizjes islamike palestineze.

Derniers articles