-0 C
Berne
lundi 23/12/2024

Kush po gënjen Luli, Baraybar, apo gazeta zvicerane qe e ka intervisten e incizuar me zyrtarin e OKB-së qe e permend Lulzim Bashën ne hetimet e “trafikut te organeve”

Bernë, 6 janar -Në Dhjetor 2010 një publikim në gazetën zvicerane “Le Tiemps” bëri shumë bujë në Tiranë. Kjo gazetë kishte intervistuar një ekspert të OKB-së të quajtur Jose Pablo Baraybar, ndërsa ky i fundit ishte antropolog dhe hetues në misionin te “Shtëpia e Verdhë” në Shqipëri. Raporti i Dick Martyt e pretendonte këtë shtëpi si një bazë të UÇK-së ku ishin kryer « transplante ç’njerëzore me organet jetike të pengjeve serbe… »

Në shkrimin e gazetës zvicerane, eksperti Baraybar citohej sikur të kish thënë se gjatë hetimeve që kishte kryer në “Shtëpinë e Verdhë” shoqërohej nga Lulzim Basha si përkthyes.

Zyrtarfi i OKB-së e permend Lulzim Bashen dy-tri here, madje edhe nje prokuror shqiptar qe nu ja ka përmendur emrin

« Gjak në mure, shiringa në plehra » (« Du sang sur les murs, des seringues dans la poubelle » /Le Temps: Publié vendredi 17 décembre 2010 à 23:34) eshte ky ttiuulli i gazets zvcerane qe kishte zhvilluar intevriste me ekspretine OKB-së José Pablo Baraybar, antropolog mjeko-ligjor i cili flet per « trafkun e organeve » dhe te ashtuquajturen « shtepi e verdhe » ne Shqiperi.

Ne fllim gazeta zvicerane Le Temps ka shkruar se « José Pablo Baraybar, antropolog mjeko-ligjor me origjinë peruane, ka punuar për njëzet vitet e fundit si ekspert i OKB-së në shumicën e skenave të krimeve të luftës dhe gjenocidit në planet: Haiti, Ruanda, Bosnja, Kroacia dhe natyrisht në Kosovë. Atje, ai drejtoi nga viti 2002 deri në 2007 ZPZHML-në, Zyrën për Kërkimin e të Pagjeturve dhe Mjekësisë Ligjore të krijuar nga misioni i Kombeve të Bashkuara atje (Unmik). Në pesë vjet, përmes zhvarrimeve dhe identifikimit, shërbimet e saj kanë reduktuar listën e të zhdukurve nga konflikti në më pak se 2000 persona. Dhe, në shumicën e rasteve, në bashkëpunim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), trupat ua kthenin familjeve të tyre. Megjithatë, José Pablo Baraybar ishte gjithashtu ndër të parët që mësoi për trafikun e organeve të denoncuar nga raporti i Dick Marty-t dhe një nga burimet e tij. »

Sipa szyratrit te OKB-së « Përkthyesi im ishte Lulzim Basha, ai punonte në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllavinë (ICTY). Më vonë u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe e dëgjova të thoshte vitin e kaluar se e gjithë kjo organo ishte mbeturina. Por e di që ai e di. Ai ishte me mua. Ai kishte dosjen… » (« Mon traducteur s’appelait Lulzim Basha, il travaillait pour le Tribunal pénal international pour l’ex-Yougoslavie (TPIY). Plus tard, il est devenu ministre des Travaux publics en Albanie et je l’ai entendu l’an dernier déclarer que toute cette histoire d’organes était n’importe quoi. Or je sais qu’il sait. Il était avec moi. Il avait le dossier. ») citon gazeta zvicereane Le Canton27.ch

Pyetjes se gaszeartuit zvicerane se si arritët të kontrolloni shtëpinë e verdhë në shkurt 2004? Zyrtari i OKB-së José Pablo Baraybar eshte përgjijgur se « Ishte shumë e ndërlikuar. Ne duhej të bindnim TPNJ-në, e cila nuk ishte aspak e interesuar për këtë rast. Por vetëm ai mund të na merrte leje për të punuar në Shqipëri. Nuk u interesua as përfaqësuesi amerikan në Prishtinë. » (Le représentant américain à Pristina non plus n’était pas intéressé.)

« Puna ka qenë tmerrësisht e vështirë. Na shoqëronte një prokuror shqiptar që na thoshte vazhdimisht se po humbnim kohën kot, se tashmë ishte vonë, se duhej të shkonim në shtëpi etj. Sipas përkthyesit tim, prokurori u thoshte banorëve të shtëpisë [shënim i redaks. familja Katuci] (« D’après mon traducteur, le procureur disait aux occupants de la maison [ndlr: la famille Katuci] ») se çfarë t’u përgjigjeshin pyetjeve tona. Qese me ilaçe, kryesisht relaksues muskujsh, shiringa dhe madje edhe një komplet transfuzioni u gjetën në një kosh plehrash pas shtëpisë… » ka thene ne fund per gazeten zvicerane Le Temps José Pablo Baraybar.Aucune description disponible.

Derniers articles