17 C
Berne
lundi 15/07/2024

Kush është futbollisti Andi Ukmata me origjinë nga Gjakova që po krahasohet në Zvicër me Benzema?

Futbollisti i njohur Andi Ukmta, nga sot ne ekipin e ri FC Lausanne-Sport

Lausanne, 13 gusht -Futbollisti i njohur zviceran ne kantonin e Vaudit Andi Ukmata me prinder nga Kosova ka nënshkruar nje kontratë te re me FC Lausanne-Sport, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Shpresat kah sulmuesi Andi Ukmata që shënoi gol ne 50m do të avancoj ekupin e tij dhe futbollin zviceran

I stërvitur te Team Vaud, Andi Ukmata u largua në moshën 17-vjeçare te të rinjtë e FC Cyrihut. Pasi ka kaluar nëpër Vevey, La Sarraz, Azzuri Lausanne, Bulle dhe Bavois që atëherë, sulmuesi 25-vjeçar iu bashkua radhëve të Team Vaud M21 marsin e kaluar. Tani nën kontratë me LS, ai do të angazhohet plotësisht me M21.

Ukmata kete kontrate me ekipin e ri ne Lausanne e ka vleresuar si nje vendim i duhur jo vetem per avancimin e tij, por edhe perspektiven e futbollit zviceran.

Andi Ukmata, vetem 25 vjeqar (5 prill 1997) nje talent me gjatesi prej 1,88 mund t’i sjelle shume avancimit te futbollit ne Zvicer i cili njihet nje golshenues i shkelqyeshem, prandaj edhe nga shume nga specialistet e futbollit ai vlersohet qe ka shumë ngjajshmeri me Karim Benzema, shkruan gazeta zvicerne Le Canton27.ch, duke permendur ketu golin qe kishte shenuar nga 50m. largesi para ca muajsh.

25-vjeçari Andi Ukmata shënoi 22 gola në « 1ère ligue zvicerrane »dhe 12 gola në nje sezon duke e cilësuar si golashenuesi më i mirë, kanë shkruar mediat zvicerane.

Treneret e tij per gazetat kantonale kane thene se Ukmata ka talent te madh ne futboll i cili mund t’ja ndryshoj imazhin dhe historine e futbollit ne Zvicer duke avancuar ate. Andi Ukmata do të provojë fatin në nivelin më të lartë duke lartesuar ekipin e tij ne te cilin luan sot.

Ne këtë link si me poshte mund të shiheni disa gola të bukura.

 

 

Derniers articles