Gjenevë, 18 qershor –Në një kohë kur gjithnjë e më shumë konsumatorë kërkojnë produkte natyrale dhe me cilësi të lartë, historia e Betim Shalës, një shqiptari nga Poneshi i Gjilanit që jeton në Gjenevë, është një shembull jo vetem integrimi ne Zvicër i cili pos qe punon për komunë, ai njihet si frymëzues i përkushtimit dhe pasionit për bletarinë, te cilen pune e ka hobi dhe e bënë me vullnet, shkruan gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch.
Betim Shala jeton dhe vepron në Gjenevë që nga viti 2009. Interesimi i tij për bletët nisi në vitin 2016, i nxitur jo vetëm nga kurioziteti për jetën e tyre të jashtëzakonshme, por edhe nga fakti se bleta zë një vend të veçantë në traditën dhe literaturën islame. Dëshira për të konsumuar mjaltë të pastër dhe të cilësisë së lartë, të cilin e kishte të vështirë ta gjente në treg, e shtyu të hynte në botën e bletarisë.
Përveç përgatitjes profesionale në Elektroteknikë në Kosovë, ai ka përfunduar edhe Shkollën e Lartë të Hortikulturës dhe Peizazhit në Zvicër. Për t’u specializuar në bletari, kreu dy vite formim profesional në një bletari private dhe dy vite të tjera në Shoqatën e Bletarëve të Gjenevës, ku edhe u certifikua si bletar profesionist.
Betimi e nisi me tri, sot ai ka 18 koshiqe bletë qe ushqen Gjenevën nderkombëtare me mjalt
Në vitin 2016 ai bleu tri kosheret e para. Falë njohurive të fituara gjatë trajnimeve dhe përkushtimit të vazhdueshëm, çdo vit arriti të zgjerojë aktivitetin e tij duke shtuar numrin e kolonive sipas metodave moderne të shumimit të bletëve.
Sot, Betimi kujdeset për rreth 18 koshere bletësh, prej të cilave tetë janë aktualisht në prodhim të mjaltit, ndërsa të tjerat janë në fazë zhvillimi. Në secilën koshere të fortë gjenden mbi 60 mijë bletë aktive, të organizuara në role dhe detyra të ndryshme. Në total, “forca punëtore” e tij numëron mbi 100.000 bletë që punojnë pa pushim për prodhimin e mjaltit dhe ruajtjen e ekosistemit. Pradaj e them ne ttiull se sot ne « fabrken » e mjlit te Betikm Sahles ka mbi 100 « pintore » te ckleat pnojn eper podhimin e mjalit me jav amb¨lzue jeten jo vetme shipatreve por edhe miqve tane zvceranë.
Bletet në kërkim te nektarit te luleve nepër livadhe
Puna e bletëve është e jashtëzakonshme. Për të prodhuar vetëm një kilogram mjaltë, ato duhet të vizitojnë miliona lule dhe të përshkojnë në total deri në 150 mijë kilometra fluturim. Ky angazhim i madh është dëshmi e organizimit dhe efikasitetit të një prej krijesave më të rëndësishme për jetën në planet.
Megjithatë, rëndësia e bletëve shkon shumë përtej prodhimit të mjaltit. Përmes procesit të polenizimit, ato garantojnë mbijetesën e shumë llojeve bimore, ruajtjen e biodiversitetit dhe ekuilibrin natyror të mjedisit. Livadhet, pemët frutore dhe shumë kultura bujqësore varen drejtpërdrejt nga puna e tyre.
Ekspertët vlerësojnë se një pjesë e konsiderueshme e ushqimit që konsumon njeriu lidhet me procesin e polenizimit. Po ashtu, shumë specie zogjsh dhe kafshësh barngrënëse varen nga frutat, farat dhe bimët që ekzistojnë falë punës së pandërprerë të bletëve.
Për Betim Shalën, bletaria nuk është thjesht një aktivitet ekonomik. Ajo është një pasion, një mënyrë jetese dhe një kontribut konkret për mbrojtjen e natyrës. Historia e tij tregon se me përkushtim, dije dhe dashuri për profesionin, është e mundur të ndërtohet një aktivitet i suksesshëm që i shërben njëkohësisht komunitetit dhe mjedisit.
Sot, shqiptari nga Gjilani vazhdon të zgjerojë veprimtarinë e tij në Gjenevë, duke u kujdesur për mijëra bletë që çdo ditë punojnë për të prodhuar një nga dhuratat më të çmuara të natyrës – mjaltin.
Pothuajse të gjitha bimët varen nga polenizimi për riprodhimin e tyre, ndërsa bletët janë ndër polenizuesit më efikasë në natyrë. Përmes punës së tyre të përditshme, ato sigurojnë jo vetëm prodhimin e mjaltit, por edhe ruajtjen e ekuilibrit natyror dhe të biodiversitetit.
Aktiviteti i mbledhjes së nektarit dhe polenit u mundëson bletëve të prodhojnë një sërë produktesh të vlefshme për njeriun, si mjalti, dylli, propolisi, poleni dhe qumështi mbretëror, të cilët përdoren gjerësisht në ushqim, mjekësi dhe kozmetikë.
Prania e një numri të madh bletësh në një zonë ndikon drejtpërdrejt në shtimin e biodiversitetit. Falë polenizimit të vazhdueshëm, rritet numri i bimëve dhe i luleve, duke krijuar kushte më të favorshme për jetesën e shumë llojeve të tjera të kafshëve, shpendëve dhe insekteve. Në këtë mënyrë, një koshere bletësh nuk është vetëm një burim mjalti, por një qendër e rëndësishme e jetës dhe e ekosistemit natyror.
Pavarësisht gjithë këtij angazhimi, një bletë gjatë gjithë jetës së saj arrin të prodhojë vetëm një sasi shumë të vogël mjalti. Kjo tregon vlerën e madhe që ka çdo kavanoz mjalti natyral. Për krahasim, një banor i Zvicrës konsumon mesatarisht rreth 1.3 kilogramë mjaltë në vit.
Megjithatë, bletari nga Gjeneva thekson se bletaria nuk është vetëm biznes. « Unë them gjithmonë se bletët dhe e gjithë natyra i përkasin Allahut. Për këtë arsye, puna me bletët duhet të bëhet me përgjegjësi, përkushtim dhe ndershmëri. Higjiena është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe çdo proces duhet të respektojë standardet ushqimore të përcaktuara nga autoritetet zvicerane », thotë ai.
Mjalti – ari i lëngshëm që vjen nga puna e mijëra bletëve
« Mjalti, ose siç njihet shpesh ari i lëngshëm, është një produkt krejtësisht natyral. Ai krijohet nga nektari i luleve që mblidhet nga bletët dhe përpunohet me kujdes brenda kosheres. Rezultati është një produkt i shëndetshëm, i pasur me vlera ushqyese dhe shumë i kërkuar nga konsumatorët », thotë bletari Betim Shala nga Gjeneva.
Për të prodhuar mjaltë, bletët vizitojnë mijëra lule çdo ditë. Për vetëm një kilogram mjaltë nevojiten rreth 100 mijë fluturime dhe miliona lule të vizituara. Çdo pikë mjalti është fryt i një pune të jashtëzakonshme kolektive.
Sipas z. Shala, puna e një blete të vetme gjatë gjithë jetës së saj është një shembull i jashtëzakonshëm përkushtimi. Një bletë punëtore, e cila jeton vetëm disa javë gjatë sezonit aktiv, arrin të kontribuojë në prodhimin e një sasie shumë të vogël mjalti – afërsisht sa një lugë e vogël çaji gjatë gjithë jetës së saj. Kjo e bën çdo pikë mjalti një rezultat të punës së mijëra bletëve dhe të një organizimi të jashtëzakonshëm natyror.
Jeta e një blete punëtore gjatë sezonit aktiv zgjat mesatarisht nga tre deri në pesë javë, nga prilli deri në shtator. Ndërsa bletët e dimrit, të cilat lindin në fund të sezonit, mund të jetojnë deri në gjashtë muaj, nga shtatori deri në mars.
Gjatë jetës së saj, një bletë kalon nëpër shtatë faza pune. Dy ditët e para pas lindjes ajo shërben si pastruese, duke përgatitur qelizat ku mbretëresha do të vendosë vezët. Nga dita e tretë deri në të njëmbëdhjetën bëhet infermiere dhe ushqen larvat me tamlin mbretëror.
Më pas, nga dita e 12-të deri në të 17-tën, bleta shndërrohet në ndërtuese. Falë gjëndrave të saj prodhon dyllin që përdoret për ndërtimin dhe riparimin e kornizave të kosheres. Nga dita e 18-të deri në të 20-tën ajo merret me përpunimin e ushqimit, duke pranuar nektarin dhe polenin e sjellë nga mbledhëset e ushqimit dhe duke ndihmuar në rregullimin e temperaturës dhe lagështisë brenda kosheres.
Nga dita e 21-të deri në të 26-tën bletët kryejnë detyrën e rojës. Ato mbrojnë hyrjen e kosheres dhe largojnë grabitqarët apo ndërhyrësit. Vetëm në fazën e fundit të jetës së tyre, nga dita e 27-të e deri në fund, ato dalin jashtë për të mbledhur nektar, polen, propolis dhe ujë.
Sipas Betim Shalës, prodhimi vendas i mjaltit në Zvicër mbulon vetëm rreth një të tretën e kërkesës së tregut. Për këtë arsye, mjalti cilësor vendas është shumë i kërkuar dhe zakonisht shitet direkt nga bletarët.
« Edhe sikur të prodhoja mbi 500 kilogramë mjaltë në vit, ai do të shitej brenda një kohe shumë të shkurtër. Interesimi i qytetarëve për mjaltë natyral dhe cilësor është vazhdimisht në rritje », shprehet ai.
Në kantonin e Gjenevës, bletaria kontrollohet rregullisht nga inspektorët kantonalë. Kontrollohen gjendja e koshereve, shëndeti i bletëve, pajisjet e përdorura për nxjerrjen e mjaltit dhe respektimi i të gjitha standardeve të sigurisë ushqimore.
Betimi përdor vetëm trajtime biologjike të aprovuara nga autoritetet zvicerane për mbrojtjen e bletëve. Ai prodhon mjaltë pranvere nga lulet e ndryshme të stinës, si dhe mjaltë vere kryesisht nga bagremi dhe bliri. Një produkt shumë i kërkuar nga klientët e tij është edhe mjalti bruto direkt nga korniza, i njohur ndryshe si mjalti në hoje, i cili ruan të gjitha vetitë e tij natyrale.
Për Betim Shalën, çdo kavanoz mjalti përfaqëson jo vetëm punën e mijëra bletëve, por edhe respektin ndaj natyrës, cilësisë dhe konsumatorit.
Mjali eshe is hndetsme për shndetin. Edhe pse nuk eshte « ilac » zyrtarisht por munde te shëroj mbi 30 semundje…
Mjalti është përdorur prej mijëra vitesh si ushqim dhe si përbërës me veti tradicionale shëruese. Ai mund të ndihmojë në lehtësimin e disa shqetësimeve dhe të ketë veti të dobishme për organizmin.
Mjalti, i njohur shpesh si « ari i lëngshëm », nuk është vetëm një ëmbëlsues natyral, por edhe një produkt me vlera të shumta ushqyese. Për shekuj me radhë ai është përdorur në mjekësinë tradicionale për qetësimin e kollës, irritimeve të fytit dhe për kujdesin ndaj plagëve. Falë përbërjes së tij me enzima, antioksidantë, minerale dhe substanca aromatike, mjalti vazhdon të jetë një nga produktet më të vlerësuara të natyrës.
Disa përdorime të njohura të mjaltit janë:
- Kollë dhe irritim të fytit – mjalti mund të qetësojë kollën, sidomos te të rriturit dhe fëmijët mbi 1 vjeç.
- Plagë të caktuara të lëkurës – mjalti i sterilizuar mjekësor përdoret në disa trajtime të plagëve për shkak të vetive antibakteriale.
- Probleme të lehta të tretjes – mund të ndihmojë në qetësimin e disa shqetësimeve të stomakut te disa njerëz.
- Furnizim me energji – sheqernat natyrale në mjaltë japin energji të shpejtë.
- Mbështetje për sistemin imunitar – përmban antioksidantë, enzima, minerale dhe përbërës të tjerë natyralë.


