-0.7 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Në Zvicër « bie shi » nga qielli me 24,000 franga. Ja sa fitoi gazetari shqiptar

Bernë, 11 maj -Nuk e thon kot se Zvicra eshte vendi i aprasë, vendi me i pasur në botë. Ketu parja eshte bereqet, madje bien nga qielli, sikur shiu, siq u pa sot në Cyrih (Chinawiese) ku kalimtaret e rastit paten rastin te gëzohen dhe te mbledhin parave per toke sikur « mollat » nga rremi. Pas këtij evementi qëndron një Tiktoker, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Sot ne diten shtunën ndojhdi ne Cyrih, kur mbi Chinawiese pranë liqenit të Cyrihut, u pane parate kur  bienin nga qielli. Një dron lëshon gjithsej 24’000 franga në kartëmonedha dhjetë-frangëshe. Kjo për gëzimin e shumë njerëzve që duan të shijojnë diellin pranë ujit atë pasdite. Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch që qëlloi rastesisht në Cyrih fitoi 120 franga, tamam a për bileten per t’u ktheyer për Gjenevë :-))

Veprimtaria është iniciuar dhe planifikuar nga një Tiktoker, shkruan gazeta zvicerane. « Emri im është Oracle, dhe të shtunën, më 11 Maj, do të bjerë para mbi Chinawiese të Cyrihut. Nuk e beson? Atëherë qëndro në shtëpi. Për të gjithë të tjerët: Fat të mirë në Chinawiese, » thotë Tiktokeri në një video.

Për shkak të njoftimit, shumë njerëz u mblodhën në Chinawiese. Gjatë rreshjes së parave, ka pasur edhe të lënduar. Këtë mund ta konfirmojë lexues-reporteri i Blick. « Të gjithë u hodhën për paratë. Njerëzit bërtitën. U hodha në tokë. Edhe ambulanca ishte në vendngjarje. »

Derniers articles