3 C
Berne
mercredi 18/12/2024

Gjykata e Bazelit dënon një qytetar nga Kosova me 19 vjet burg dhe dëbim nga Zvicra per 15 vite, per vrasjen e nuses së djalit

Bazel, 16 dhjetor -Me rritjen e nurmit te banoreve ne Zvicer edhe numri i vrasjeve po rritet. Keshtu nga 53 vrasjet e kryera vitin e kaluar 25 janë kryer në kuadër të dhunës në familje, kurse pjesa tjera per hakmerrje, per trafik droge apo qerim hesapesh tjera, njofton gazeta zvceran ene shqip le Canton27.ch

« 19 vite burg për vrasjen e nuses. Në Pratteln (BL) një kosovare 24-vjeçare është vrarë nga vjehrri. 60-vjeçari u dënua te henen me 19 vite burg për vrasje »  (19 Jahre Gefängnis für Mord an Schwiegertochter. In Pratteln BL wurde eine 24-jährige Kosovarin von ihrem Schwiegervater getötet. Der 60-Jährige wurde am Montag wegen Mordes zu 19 Jahren Freiheitsstrafe verurteilt.) eshte ky titulli i mediave zvicerane te cilat kane shkruar për një krim ne Zvicër.

Ngjarja kishte ndopdhur në vitin 2020, një grua 24-vjeçare kosovare u vra nga vjehrri i saj në Basel-Landschaft. Krimi i ka paraprirë një konflikt familjar. Nusja ka dashur të denoncojë të shoqin për dhunë në familje dhe të ndahet prej tij.

Një 60-vjeçar kosovar është shpallur fajtor për vrasje nga gjykata penale e Bazelit të hënën dhe është dënuar me 19 vite burg dhe dëbim nga vendi për një periudhë 15-vjeçare, ka raprtuar gazeta zvcieane Tages Ainzeger, citon Le Canton27.ch

I akuzuari vrau nusen e tij me goditje të shumta thike në banesën e tij në Pratteln më 20 qershor 2020. Ai u urdhërua gjithashtu të paguajë shpenzimet procedurale që arrijnë në mbi 148 mijë franga dhe do të dëbohet nga vendi për 15 vjet pas vuajtjes së dënimit.

Mosmarrëveshje e përgjakshme familjare në Pratteln BL: Burri vrau nusen e tij me goditje të shumta thike sepse ajo donte një divorc. 60-vjeçari ndodhet në gjykatë që nga e mërkurae javes se kaluar

Sfondi ishte me sa duket tensionet familjare. Adelina T. ishte e martuar me djalin e Bamir T. dhe kishte një fëmijë me të. Martesa u karakterizua nga konflikte, me një ndikim të fortë vjehrrit. Më 20 qershor situata është përshkallëzuar kur Adelina T. i ka kërkuar ndihmë vjehrrit. I pandehuri thuhet se e ka akuzuar atë për « përçarje të familjes së tij ».

Ai ka nxjerrë nipin nga banesa dhe më pas ka rrëmbyer armën. Bamir T.* (60)  për vrasjen e nuses së tij Adelina T. (24). Sipas aktakuzës, kosovari thuhet se e ka vrarë të renë me goditje të shumta thike në banesën e tij në Pratteln BL.

Disa muaj më vonë ajo u transferua në Zvicër, gjegjësisht në Pratteln dhe lindi një djalë në tetor 2016, ka raprotra srf.ch, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Martesa është ndjekur nga vështirësi, sipas prokurorit publik. Në familje kishte debate të përsëritura dhe dhunë. Vjehrri i të vrarës kishte një ndikim të fortë tek çifti.

I pandehuri deklaroi në gjykim se kishte vepruar në vetëmbrojtje. Ai tha në gjykatë se ajo që ka bërë ishte mbrojtje dhe se ai nuk ka kryer vrasje. “Kurrë nuk kam menduar të vras ​​dikë”, ka thne i pandehuri. Nuk kishte pasur qëllim për ta vrarë, është shprehur ai. “Unë duhet të kisha vdekur në vend të saj”, tha i pandehuri. Ai nuk e di pse dhe si ndodhi e gjithë kjo dhe i vjen keq për aktin.

 

 

Derniers articles