Preshevë, 25 gusht – « Kurti akuzon Serbinë për “krim gjenocidal” në komunën e Zubin Potokut, ku u gjetën mbetjet e 23 personave (Kurti optužio Srbiju za „genocidni zločin“ u opštini Zubin Potok, gde su nađeni posmrtni ostaci 23 lica ») eshte ky titullii i gazetarve serbe sot ne faqet e para (balline) te gazetave serbe ne Beograd, shjkruan gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
« Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se mbetjet e 23 personave janë gjetur në “varre masive” në zonën e Zubin Potokut. Në prezantimin e një raporti mbi gërmimet në tre lokacione në komunë, Kurti tha se “me shumë mundësi” këto janë mbetjet e “një grupi intelektualësh nga komunat e Mitrovica dhe Skenderaj”. » shrkuan gazeta Danas, die ju referuar agjencisë serbe Beta.
“Më 19 prill 1999, ata u ndaluan, u rrëmbyen dhe u ekzekutuan nga forcat armike të Serbisë, të cilat u përpoqën të fshihnin dhe të hiqnin gjurmët e këtij krimi gjenocidal. I gjithë procesi i identifikimit mund të zgjasë edhe disa muaj, kështu që vetëm atëherë do të jemi në gjendje të flasim me saktësi të plotë se për kë bëhet fjalë dhe, së bashku me familjet, të mundësojmë një lamtumirë dhe varrim dinjitoz”, tha Kurti.
Ai e akuzoi Serbinë për “mbulimin dhe mohimin e krimeve duke refuzuar hapjen e arkivave”.
“Qindra familje po kërkojnë të hedhin dritë mbi fatin e të dashurve të tyre, por ato po kërkojnë edhe drejtësi. Të dyja po mohohen nga Serbia, e cila po përpiqet të ndryshojë të vërtetën dhe të shmangë përgjegjësinë”, tha Kurti.
Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të rrisë presionin mbi Serbinë për të zbatuar Deklaratën mbi Zhdukjet me Forcë, të dakordësuar në Bruksel më 2 maj 2023, si dhe të hapë arkivat shtetërore që mund të ndihmojnë në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur.
“Serbia po arreston dhe persekuton edhe ata pak serbë që guxuan të dëshmojnë para institucioneve ndërkombëtare. Prandaj, më shumë se në çdo kohë tjetër, në kohë si këto, faktorët ndërkombëtarë duhet të rrisin presionin mbi fqinjin tonë verior për të zbatuar Deklaratën mbi Zhdukjet me Forcë”, tha Kurti.
Ai i bëri thirrje Serbisë të hapë arkivat e Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, e cila, tha ai, kreu masakra në Drenicë në veçanti, por edhe në të gjithë Kosovën.
Kurti shtoi se armët e gjetura nga policia e Kosovës pranë vendeve të zhvarrimit ishin dërguar për ekzaminim dhe analizë për të përcaktuar nëse ato mund të lidheshin me “krime dhe masakra të kryera në ato zona”.
