Bernë, 8 janar -Siq e dini Zvicra ka qene vazhdimisht e interesuar, madje edhe e angazhuar të jap kontributin e saj si nje vend neutral në avancimi proceseve demokartike, sidomos në dialogun Kosovë-Serbi.
Zvicra organizon një dialog informal dhe diskret me përfaqësuesit e partive politike kosovare dhe serbe në Solothurn, duke përfshirë përfaqësuesit e shoqërisë civile (OJQ-ve). Dialogu u zhvillua për herë të fundit në dhjetor.
Ceshtjen e dialogut, bisedimet mes Kosoves dhe Serbisë, ne fillim te kësaj jave e ka sensibilizuar nje shkrim i gazetes zvicerane „Noje Zurishen Zeitung me titull: „Solothurni në vend të Gjenevës – Zvicra ndërmjetëson midis Kosovës dhe Serbisë“
Ne fakt këto bisedime ne Zvicer mes kosareve dhe serbeve kane nisur qe 11 vite, ku deri me tash jane zhvilluar tre takime në Solothurn larg syve të publikut, mediave, për t’ju shmangur spekulimeve, ashtu edhe siq ndodhen disa dezinfotmata dhe Fake News ne disa portale serbe dhe kosovare te cilat me pas u demantuan nga autoritetet e Bernes dhe vet koleget e gazetes Nojen Zurichen Zeitung.
Lidhur me kete interesim te Qeverise zvicerane për keto bisedime mes Kosoves dhe Serbisë e ka deklaruar edhe shefi i diplomacise helvetike z.Ignazio Kasis dite me pare gjate nje bisede qe kisha me te, ne nje interviste për gazeten zvicerane në shqip LeCanton27.ch sipas te cilit «nese Brukseli deshton ne kete proces, ne jemi te gatshem te japim kontibutin tone ne këte drejtim »
Madje edhe presidentja e Zvicres znj.Sutter me te cilën kishim nje drekë pune, pyetjes sone rreth dialogut me Kosoves dhe Serbise eshte përgjigjur shumë qarte se «Berna zyrtare, padyshim eshte e intersuar te avancoje procesi i dialogut mes Kosoves dhe Serbisë, sepse, sipas saj „stabiliteti ne ballkan, nenkupton edhe stabliteti ne vendin tonë, dmth ne Zvicer»
Gazeta zvicerane NZZ ka shpjeguar qarte se «në asnjë moment ne artikull nuk ka folur për «takime sekrete»…
Rreth ketyre bisedimeve , te jemi te qartë edhe autoritetet zvicerane ne nje njftim derguar redaksise sonë kane shpjegur qarte se ne Solothurn nuk po mbahen takime «sekrete» por diskrete, dmth larg syve te mediave, për t’ju shmangur spekulimeve.
Kolegu i kesaj gazete me te cilin kam konkatuar sot, tha se «Ne nuk kemi shkruam për një takim sekret midis Bislimit dhe Djuric»
Dje edhe MPJ e Zvicrës ne njoftimin e saj, nuk flet për nje takim te tille mes Bislimit dhe Gjuriqit. Dhe tash eshte per t‘u quditur si eshte e mundur qe Zvicra nuk din dhe flet për takime te tilla, kurse atje ne Prishtine disa kolege afer koftorit tuj pi caj rusi, po e ditkan se Bislimi paska takuar Gjuriqin?!
Pra me keto dezinformata, Fake News nuk i bëhet nder se pari atyre gazetareve dhe portalve e pastaj edhe Kosovës, prandaj edhe mediat zvicerane dhe evropiane nuk citojne kurre mediat tona faktkqesisht, por edhe ato serbe hiq e me hiq, sepse nuk kane besim!

