24.5 C
Berne
mercredi 17/07/2024

Flamuri zviceran valon në fushatën elektorale në Kosovë

Prishtinë, 11 shkurt -Për dallim nga zgjedhjet e mëparshme, në fushatat parazgjedhore që po zhvillohen sivjet ne Kosovë për zgjdhjet e 14 shkurtit, në shumë qytete të Kosovës, në turmën e tubimeve, organizuar kryesisht nga Vetvendosje te prire nga Albin Kurit dhe Vjosa Osmani ne emsie  flamujve te ksovës dhe kombëtar verejme edhe 2-3 flamuj te Zvicrës dhe te Amerikës, njofton nga Prishtina reprotari gazetes zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch » i derguar special ne Kosovë.

No description available.Kjo prezence e flamurit te Zvcres ne mesin e trumes, nënkupton jo vetem pjesëmarrjen e fortë të diasporës kosovare nga Zvicra në këto zgjedhje, gjithashtu deshmon edhe respekt dhe miqësi për vendin ku ata jetojnë dhe punojnë. Sipas gazetës zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch » duke iu referuar burimeve të kompanive të udhëtimit dhe agjencive që shesin bileta avioni dhe autobusi, më shumë se 10,000 kosovarë do të shkojnë nga Zvicra për të votuar në Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Diapsora shqiptare sa here shkon ne vendlindje qofte per pushime apo per pune tjera, janë të njohur me emrin si « Schatzis » (« të dashur »), megjthse kesja radhe i shkon, sepse me 14 shkurt do te jene bashkarisht, ne diten e te dashurarve (Saint Vaslnetin) ku do te ken dy festa qe kanë lidhje të forta emocionale me Kosovën.

Ndryshe gjatë javës së kaluar nga Zvicra në drejtim te Prishtinës ka pasur 12 fluturime ajrore (nga Cyrihu, Bazeli dhe Gjeneva) të mbushura plote nga komuniteti kosovar. Ndërsa, gjatë kësaj jave, deri të Dielën e ardhshme pritet të fluturojnë edhe 16 avionë të tjerë për në Kosovë dhe më shumë se 300 autobusë do të largohen nga 26 kantone dhe mijëra migrantë të tjerë me vetura rpivate.

No description available.

Me diasporën kosovare nga Zvicra në Kosovë, kane shkruar edhe dhjetëra vëzhgues si dhe Gazetarë Zviceranë (TSR) tani janë veq ne vendin e ngjarjes për të mbuluar zgjedhjet e 14 shkurtit. Ata shoqërohen nga korrespondenti në Prishtinë i gazetës zvicerane ne shqip në Bernë  « Le Canton27.ch ».

Flamujt zviceranë shihen veçanërisht në Prishtinë, Gjilan, Viti dhe në disa qytete të tjera, ku numri i kosovarëve që jetojnë dhe punojnë në Zvicër është i konsiderueshëm. Kjo është arsyeja pse ne shpesh kemi dëgjuar autoritetet zvicerane dhe gazetat zvicerane të cilësojnë Kosovën si kantoni i 27-të, për të cilin gazeta zvicerane ne shqip në Zvicër e mabn ket emer jo rastësisht « Le Canton27.ch », e cila merret me integrimin e  komunitetit kosovar dhe atyre të Ballkanit në vendin tonë.

Diaspora shqiptare është fuqia më e madhe që mbështet ekonominë lokale në Kosovë, ku dërgon mesatarisht rreth 2 miliardë euro çdo vit në vend. Vetëm në vitin e fundit, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, diaspora shqiptare, përkundër pandemisë, dërgoi më shumë se 350 milion euro në Kosovë, kryesisht nga Zvicra dhe Gjermania.No description available.

Derniers articles