Gjenevë, 9 shtator -Ndeshja Kosovë-Zvicër që do të zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytetin kosovar në Prishtinë ka zgjuar nje interesim te madh jo vetëm ne Kosovë por edhe ketu në Zvicër tek kosovaret dhe zviceranët, loje kjo e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropia, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Përveq mijera kosovareve, ne stadiumin e Prishines sot do të valojë edhe flamuri zviceran ne mesin e një mijë tifozeve helvetik te veshur ne kuq e bardhë!
Për herë të parë në historinë e saj, Zvicra do të luajë në tokën kosovare të shtunën (20:45) ka deklaruar për gazeten zvicerane patroni i FFK-së z.Agim Ademi duke shtuar se « loja e sontme ne stadiumin « Fadil Vokrri » ne Prishtine do jete nje ndeshje me shume se miqesore, do jete dhe vellazerore, sepse ne dy ekipe kemi futbollsit shqiptarë… »
Gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka mesuar se ndeshjen e sontme mes Zvicres dhe Kosovës perveq mijera tifozeve shqiptare nga Kosova dhe viset tjera ne ballkan (Shqipria, Maqedonia Veriore, Lugina e Presheves ..) do ta ndjekin edhe mbi nje mije tifoz zviceranë, duke llogaritur edhe ate 500 zviceranet qe jetojne dhe veprojne sot në Kosovë.
Deputeti zviceran ne Bernë Cedric Wermuth: Zvicra do ta mposht Kosovën me 2:1

Cedric Wermuth (PS) deputeti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës pret nje loje fer dhe miqësore mes dy ekipeve. Sipas depuetetit socialist në Bern z. Wermuth, Zvicra do ta mposht Kosovën me 2:1
Lidhur me ndeshjen ne fjalë disa personaliete helevetike, kryesisht nga fusha e sportit (fubllistë-e) por edhe nga politika, deputete nga Berna, Gjeneva dhe Zurich kane folur për gazetë zvicerane ne shqip Le Canton27.ch se cfare presin nga kjo ndeshje e shumëpritur. Disa flasin edhe për rezultatin, ku shumica shprehen se Zvicra do të fitoje me nje rezultat te ngusht nga ekipi kosovar. Por disa tregohen optimist, duke thenë se ndeshja e sontme mund te sjelle surpriza, super-fat për Kosovën qe ta mposhte Zvicrën.
Mimoza Hamidi, futbolliste ne FC Thun në Superligë. « Une jam zvicerane, por kjo nuk don te thote se nuk kam te drejte ta perkrahu ekipin e Kosovës, ku dhemb dhembi shkon edhe gjuha, si thone dhe rezultati mendoj se do jet barazi.. » ka thënë Mimoza, futbollistja nga Lugina e Presheves (aktualisht ne Serbi) në Zvicër.
Leonard Ferati, deputet ne Kantonin r Gjenevës mendon se « ndeshja e sontme mes Zvicrës dhe Kosovës do jete je lojë shume interesante, emocionale dhe një pasqyrim i historisë sonë. Do jete një ndeshje vëllazërore. Fakti që në ekipin zviceran janë të pranishëm disa shqiptarë të Kosovës dhe se për Kosovën luajnë disa lojtarë të stërvitur në Zvicër, tregon se sa ngushtë janë të lidhur të dy popujt. Kjo afërsi shtrihet përtej sportit. Fakti që në ekipin zviceran janë të pranishëm disa shqiptarë të Kosovës dhe se për Kosovën luajnë disa lojtarë të stërvitur në Zvicër, tregon se sa ngushtë janë të lidhur të dy popujt. Kjo afërsi shtrihet përtej sportit. Do të mbështes të dyja skuadrat sepse kjo ndeshje nuk do të lartësojë vetëm njërën nga dy skuadrat apo vetëm futbollin por gjithë shqiptarinë… ». keshtu mendoin edhe aktivisti i VV ne kantonine St.Gallenit Ilmi Cakolli i cili eshte sipompatizues i Zvicres, por pak me shume i KF nga Kosova. Sipas tij Kosova do te fitoj përballe Zvicres 2 me 1.
Ueli Leunberger, fondator i Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë dhe ish-deputet ne Bernë: Shpresoj se loja e sontme ne Prishtines me Zvicres dhe Kosovës do jetë një ndeshje e mirë dhe të fitojë më i miri. Në të dyja skuadrat ka mjaft miq nga Zvicra dhe Kosova! Barazim ku askush nuk humbet dhe askush nuk fiton. Për shembull une mendoj se rezultati do jete 2:2. Në fakt pa marrë parasysh rezultatet e parashikuara qëndeshja forcon miqësinë mes dy popujve tanë. Sidoqofte, ndeshje e bukur nuk është ndeshje e mirë.. »
Adil Maliqi, Trajneri Kombëtares kosovare thote se do teb zhvillojme nje ndeshje tejet fer dhe miqesore dhe besa shume interesante. Sipas Maliqit « ne e bëjmë nje paraqitje te mirë me një cilësi me qëllim qe ne me fitu përball Zvicrës. Eshte nje lojë kualifikuse, ku kualifikimi ende eshte i mundur… »Agim Sherifi nga Gjeneva, ish refer i ASF: Sigurisht se Do tē perkrahi ekipen e Kosovës edhe pse kam qen gjithmonē fan i Nati. Besoj se Kosova do te fitoj me nje rezulltat te volitshem, modest 2 me 1.

