10.1 C
Berne
samedi 22/02/2025

Bisedime sekrete në Zvicër mes amerikanëve dhe rusëve, Berna nuk e fsheh është ne dieni

Bernë, 22 shkurt -Zvicra ne fillim te keitj muaji ka shprehur gatishmërinë e saj për të pritur një takim të nivelit të lartë ndërmjet presidentit të sapozgjedhur Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin. Kështu ka thënë Nicolas Bideau, kreu i komunikimit në Ministrinë e Jashtme të Zvicrës, njofton nga Berna gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Berna është gati të presë një takim midis Trump dhe Putin për Ukrainën

« Pas samitit të Bürgenstock, Ukraina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara u informuan rregullisht për disponueshmërinë tonë për të mbështetur çdo përpjekje diplomatike që do të ndihmonte në vendosjen e paqes, » konfirmoi Nicolas Bideau, kreu i komunikimeve për DFAE. Të gjitha palët, pra Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina.

Amerikanët dhe rusët u takuan në fillim të kësaj jave në Arabinë Saudite, para kamerave, për të diskutuar të ardhmen e luftës në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara u përfaqësuan nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Rusia nga Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov. Ukraina nuk ishte e ftuar.

Kaq për atë që u shfaq. Por fshehurazi dhe paralelisht, amerikanët dhe rusët po diskutojnë gjithashtu luftën në Ukrainë në Zvicër, dhe kanë javë të tëra.

Pra, sipas disa burimeve, duket  se ato kane filluar, ku amerikanë dhe rusë kanë zzhvilluar nje takim në Zvicër për bisedime jozyrtare rreth luftës në Ukrainë gjatë muajve të fundit. Ndërsa të pranishmit kishin përvojë diplomatike dhe të sigurisë, ata nuk ishin zyrtarë qeveritarë.

Ata nuk janë identifikuar, por bëhet e ditur se të paktën një numër i vogël i këshilltarëve të Trumpit ishin në dijeni të takimit, ka raportuar Reuters, citon gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Zvicra, ndermejtesuese jo vetem mes SHBA-ve dhe Rusise por edhe e gatshme te kontribuoj edhe ne normalizimin e marëdhenieve mes Kosoves dhe Serbisë, keshtu te pakten e ka shprehur edhe shefi i saj i diplomacise helevetike z.Iganzio Cassis ne intervisten e fundit për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ndryshe, Ministria e Jashtme zvicerane tha se takimet mbahen rregullisht në Zvicër midis palëve të përfshira në konfliktin e Ukrainës dhe se është e informuar për to.

Shumë detaje të tjera mbeten të paqarta, duke përfshirë nëse ukrainasit ishin të pranishëm kur filluan takimet dhe çfarë përfshinte agjenda e tyre.

Organizuar nga aktorë joshtetërorë, ato mundësojonë shkëmbime që nuk përfshijnë drejtpërdrejt qeveritë, thuhet në një deklaratë.

“Këto aktivitete ndihmojnë për të mbështetur përpjekjet diplomatike në lidhje me konfliktin”, tha ministria.

Ministrat e jashtëm evropianë kanë paralajmëruar se e ardhmja e Ukrainës duhet të përfshijë Evropën dhe Kievin, pasi presidenti i SHBA Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin ranë dakord të zhvillojnë bisedime paqeje « menjëherë », njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

I zemëruar, kreu i diplomacisë evropiane paralajmëron një dështim të mundshëm

Zvicra si nje vend neutral po vazhdon te jete promovuese e dialogut dhe paqes ne vendet e krizave. Tashme Zvicra sikur ka bere tradicionale te atkok kreret e siperfuqive boterore per zgjdijen ekolikteve dhe krizave ne bote. Nje tkaim i tille ihste para dy vitesh ne Gjenve mes Biden dhe Putin. Ju kuktojme se para kater vitesh (qershor 2021) presidenti i SHBA-ve ne Gjenevë takoi homologun e tij rus edhe spe e kishte quajtu “vrasës”. Këte takim mes dy krereve te SHB-ve dhe Rusise kishte ndjkeur edhe gazezari i vetëm shqiptar Nefail Maliqi nga Le Canton27.ch ne mesin e qindra mdiave boterore.

Trump dhe Putin do të negociojnë të ardhmen e Ukrainës pa evropianët. Ekspertët janë unanim: Kyiv ka shumë për të humbur nga iniciativa e ndërmarrë nga aleati i tij i fuqishëm në Shtëpinë e Bardhë, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Trump dëshiron të negociojë me Putinin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Zelensky i ofron Trumpit burime minerale në këmbim të ndihmës.

Ministrat dhe delegacionet e tyre mbërritën në Paris për një takim mbi Ukrainën përpara Konferencës së Sigurisë së Mynihut këtë fundjavë. Ata thanë se çdo marrëveshje e ardhshme e paqes duhet të negociohet me Ukrainën dhe aleatët e saj evropianë.

Në takim morën pjesë ministra nga Polonia, Spanja, Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina.

Derniers articles