4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Ambasadori zviceran e vlerëson lartë punën e Policisë së Kosovës

Prishtinë, 15 dhjetor -Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti në takim njoftues Ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Republikën e Kosovës, Thomas Kolly, njofton gazeta zvicerane në shqip « Le Canton27.ch »

Në këtë takim u bisedua për fushën e sigurisë dhe atë të migrimit, duke vlerësuar se ekziston një bashkëpunim shumë i mirë mes të dy vendeve.

Veliu falënderoi Qeverinë zvicerane për kontributin që ka dhënë në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht në përkrahjen dhe punën që ka bërë me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ambasadori Kolly vlerësoi lartë punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht Policisë së Kosovës në menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët të të dyja vendeve.

Derniers articles