11.3 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Ambasadori shqiptarë ne OKB i tha ne sy ambasadorit të diktatorit rus: Boll më me gënjeshtra dhe propagandë!..

New York, 12 mars – « Akuzat e Rusisë, janë për mendimin tonë të rreme, pjesë e luftës së informacionit, propagandës dhe dezinformimit të zakonshëm që vjen nga Rusia. Gjithçka që kemi dëgjuar nga Rusia lidhur me Ukrainën, absolutisht çdo gjë, ka qenë e rreme, e fabrikuar apo e tjetërsuar.–Ka thne amabsadroi  shiptare ne OKB Ferit Hoxha du shtuar se  lufta nuk fitohet me vrasje te fëmijve dhe propagande dhe as me gënjeshtra!, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u mblodh për të diskutuar rreth pretendimeve rus mbi “aktivitete biologjike ushtarake amerikane në territorin e Ukrainës”, akuza të hedhura poshtë me forcë nga udhëheqësi i Ukrainës dhe administrata e Presidentit Biden.

Moska vazhdon me dezinformata se « Ukraina po operon laboratorë kimikë dhe biologjikë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. » per ta arsyetur sulmet e forcave te dikatorit rus Vladimir Putinit. Ambasador i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, ka thënë se andemia e Covid 19 na tregoi të gjithëve sesa të cenueshëm jemi përballë kërcënimeve biologjike.

“Gjatë operacionit të posaçëm ushtarak që Rusia po kryen në Ukrainë, zbuluam diçka shokuese: zhdukjen me urgjencë nga regjimi i Kievit të gjurmëve të një projekt biologjik, që po implementohej prej ukrainasve me mbështetjen e ministrisë amerikane të mbrojtjes. Ne kemi dokumente që tregojnë se Ukraina ka të paktën 30 laboratorë biologjikë ku janë kryer eksperimente shumë të rrezikshme biologjike që përfshijnë patogjenë të rrezikshëm, dhe financohen e mbikqyren nga Agjensia amerikane e mbrojtjes per uljen e kërcenimit…”, ka thënë amabasadori rus, fjalimin e te cilit perfaesues te vendeve anetare te KS te OKB-së konsideruar sa qersharake po aq propgandues dhe deuinformues.

Fill pas Nebenzyas, fjalën e mori ambasadori shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, i cili me një ton mjaft të vendosur kujtoi se çdo akuzë e hedhur për armë të shkatërrimit në masë nuk duhet marrë lehtë, por ajo duhet shoqëruar me prova konkrete, te verifikuara nga organizma të pavarur, dhe Moska, nuk e ka bërë këtë.

Olivia Dalton, zëdhënëse e misionit amerikan në Kombet e Bashkuara u shpreh se Rusia nuk do të lejohet të manipulojë botën ose ta përdorë Këshillin e Sigurimit të OKB-së si një forum për të nxitur dezinformata.

”Në përgjigje të akuzave pa prova të kësaj jave nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki paralajmëroi me herët se në fakt është Rusia, sipas saj, që mund të përdorë armë kimike ose biologjike kundër Ukrainës, fqinjit që ajo ka sulmuar, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch

“Akuzat e Rusisë, janë për mendimin tonë të rreme, pjesë e luftës së informacionit, propagandës dhe dezinformimit të zakonshëm që vjen nga Rusia, teori konspiracioni me të cilat nuk ia vlen të shpenzojmë kohën tonë. Gjithçka që kemi dëgjuar nga Rusia lidhur me Ukrainën, absolutisht çdo gjë, ka qenë e rreme, e fabrikuar apo e tjetërsuar”, ka thënë Hoxha.

Derniers articles