10.5 C
Berne
samedi 12/10/2024

Pas masave të Bernës kundër Serbisë, afro 100 mijë kosovarë me banim në Zvicër, s’mund të udhëtojnë në vendlindje?

Bernë, 5 dhjetor -Siç kemi raportuar, Zvicra ne prag të festave të fundvitit ka përshtatur rregullat e hyrjes përballë situatës aktuale epidemiologjike, me çrast ka zgjeruar edhe listën e « vendeve në rrezik » nga koronavirusi. Ne kete liste Zvicra ka vene disa vende nga ballkani perfshire edhe Serbine, por jo edhe Kosovën dhe Shqiperinë. Por, sipas gazetës zvicerane në gjuhën shqipe « Le Canton27.ch » sot vetëm në Zvicër jetojnë afro 100 mijë shqiptarë me pasaporta serbe edhe pas 12 vcitesh pamvarësie »?!

Në Zvicër, aktualisht jetojnë rreth 300,000 shqiptarë, prej të cilëve më shumë se 200,000, vijnë nga Kosova, 60,000 nga Maqedonia e Veriut dhe rreth 40,000 shqiptarë nga Shqipëria, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Pas italianëve, ata përfaqësojnë komunitetin e dytë më tëmadh të të huajve në Zvicër

Zvicra sot ka gjithsej më shumë se 8.5 milion banorë. Sipas Zyrës Federale të Statistikave (OFS), në Neuchatel, nga 2 milion e 176 mijë shtetas të huaj që funksionojnë në Zvicër, shumica – rreth 1 milion e 434 mijë – që nga vendet e BE dhe EFTA.

Zvicra, ndërmarrja ka bërë Serbinë në « listën e zezë », çka do të thotë se do të hyjnë në territorin zviceran do të bëjnë të hyjnë në karantinë 2 javore.

Viktimë e kësaj « liste të zezë » mund te jenë edhe afro 100 mijëkosovarë me pasaporta serbe, nëse merret parasysh vetem pasaporta e tyre dhe jo (origjina) destiancioni të cilet nuk do mund të shkojnë në vendilndje pëfesat e fundvitit?!

Zvicra ka zgjeruar listën e saj të « vendeve në rrezik »  duke futur disa vende të Ballkanit, por jo edhe Kosovën dhe Shqiperinë, banorët e të cilëve mund të hyjnë në Zvicër pa pasur nevojë të karantinohenKy lajm, nga disa media shqiptare, sidomos në Kosovë u pranua me gëzim dhe me eufori se mërgimtarët sivjet do ta presin Vitin e Ri në vendlindje,ka shkruar gazeta zvicerane në gjuhën shqipe « Le Canton27.ch ». 

Po a thua të gjithë mërgimtarëme banim në Zvicër do tëjenë në Kosovë për këto festa? Sigurisht se jo, sepse në Zvicër ende janë edhe mijëra shqiptarë nga Kosova qëposedojnë pasaporta serbe.

Gazeta zvicerane në gjuhën shqipe « Le Canton27.ch »,duke cituar burimet prej Zyrës Federale të Statistikeve (OFS) në Neuchatel, ka mësuar se kosovarët në Zvicër renditen në vendin e pestë të qytetarëve të huaj, me 113 380 banorë. 

Maqedonia e Veriut është në vendin e tetë, derisa Serbia në të nëntin edhë atë, për shkak të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës (mbi 20 mijë në Zvicër).  

Kurse, qytetarët e Shqipërisë, janë vetëm 1985 persona,duke e renditur në vendin e 70 për të huaj në këtë vend. 

Heqja e SHqipëriaë nga”lista e zezë” e Covid 19, i ka dhënë një “dritë në fund të tunelit” atyre që duan t’I kalojnë festat e fundvitit jashtë vendit.

Të gjitha vendet e BE, duke nisur nga Greqia e Italia, nuk lejojnë që qytetarët nga Shqipëria të hyjnë në vendet e tyre pa i vendosur 2 javë në karantinë.

Zvicra, ndryshe edhe nga Italia, ka lënë të hapur pistat e skive dhe resorted dimërore, çka u jep atyre qytetarëve nëgjendje ekonomike të udhëtojnë lirshëm, edhe si pasojë e prezencës në listën e vendeve Shengen.

Një rast i mirë edhe për të kthyer sadopak mbështetjen që Zvicra i ka dhënë Shqipërisë gjithë këto vite, e rasti më i freskëështë tërmeti i vitit të kaluar, ku financoi njënumër të madh shkollash publike që u rrëzuan.

Do të ishte një gjest i mirë që të shikojnë çokollatat e famshme, apo djathin, në resorted dimërore të Alpeve, sesa ta zëmë  të  vijojnë  “zakonin” e dimërimit në Kolashin të Malit të Zi apo dikund në Serbi.

Ndërkaq, vonesa e qeverisë së Kosovës për të dhënëpasaporta për mmërgumtarët që jetojnë në Zvicër, ka shkaktuar mjaft problem për këta qytetarë.

Siç bën të ditur gazeta zvicerane në gjuhën shqipe Le Canton27.ch,  aktualisht ne Zvicer mbi 100 mijë qytetarëtë Republikës së Kosovës, edhe pas 12 vitesh pavarësi posedojnë  pasaporta serbe.

Dhe për këtë, faji është i autoriteteve të Kosovës, që edhe pas 12 vjetëve nga pamavresia, nuk ka arritur tu japë qytetarëve të saj dokumentet e domosdoshme.

Pasaporta serbe më e “dashur” nga shqiptarët në Zvicër se sa nga serbët !?

Pasaporta serbe, më e “dashur” nga shqiptarët në Zvicër se sa nga serbët !? Realisht, shqiptaret duhet të jenë tëparët në listë për nga prania e tyre në Zvicër, për shkak numrit te tyre rreth 300 mijë banorë.

Por mos furnizimi i qyetarëvë të Kosovës me pasaporta tështetit të tyre, kjo ka bërë që ata të njihen si qytetarë tëSerbisë.

Autoritetet zvicerane (SEM dhe OFS) kosovaret i përcaktojnë dhe i numërojnë si “qytetarë serbë”, duke i renditur shtetet e huaja në bazë të pasaportave që paraqesin; pra duke numëruar vetëm 114,248 banorë si kosovarë, ndërkohë që numri real i tyre është 300,000.

Shtrohet pyetja, se ku janë këta shqiptarë të tjerë (mbi 200 mijë). Gazeta zvicerane në gjuhen shqipe « Le Canotn27.ch »ka mësuar nga autoritet zvicerane, se ende një pjesë e madhe e shqiptarëve nga Kosova në Zvicër, edhe pas 12 vitesh pavarësie posedojnë pasaporta serbe.

Sipas burimeve tona mesohet se sot vetëm në Zvicëjetojnë afro 100 mijë shqiptarë me pasaporta serbe.

Kjo gjendje, nuk është vetëm në Zvicër, por edhe shtetet e tjera të hapësirës Shengen, ku pjesa më e madhe e tyre janë anëtarë të BE.

Shqiptarët që jetojnë atje gjithashtu kanë në pjesën më tëmadhe të tyre dokumente serbe, edhe për arsye tëmudnësisë për të lëvizur lirisht në Bashkimin Europian.

Nese shkon para konsullatave apo amabasadat serbe nëBernë, Berlin, Paris, Vienë apo Romë, shikon radhë tëmadhe shqiptarësh nga Kosova, në pritje për t’u pajusyr me pasoshin e Serbinë.

Fakti që Kosova ka qenë një shtet i pavarur që nga 17 Shkurt 2008 shpjegon kryesisht rritjen e numrit të qytetarëve të saj në këtë statistikë. Shumica e kosovarëve që jetojnë në Zvicër (ish-shtetas serbë) ndërkohë janë regjistruar atje si shtetas kosovarë. Në të njëjtën kohë, numri i shtetasve serbë ka rënë në të njëjtën masë.

Sipa SEM dhe syres Federeale te Statiskitkave pas pavarërsisë se Kosovës, vërehet një rritje e fortë e numrit të shtetasve nga Kosova (+ 17864) ndërsa numri i shtetasve serbë eshte duke u zvogëluar (-19910). 

Nga kjo del se ne fillim të viteve 2008-2010 ishte njëvrull dhe interesim i madh i kosovarëve në Zvicër, për tëpasur pasaportën e shtetit të tyre. 

Por ky vrull, duket ju ndal viteve të fundit, pas zhgënjimit të qytetarëve me udhëheqësit e tyre, për disa çështje e nëradhë të parë për liberalizimin e vizave.

Por edhe pëçështje të tjera si ngecja e integrimeve, korrupsioni, papunësia, eksodi etj, që shndërruan vendin në një mjedis pa prepspektivë.

Sipas statistikave zyrtare, në fund të marsit të këtij viti rreth 2 milionë e 125 mijë e 410 persona të huaj jetonin nëZvicër.

Kombësitë më të përfaqësuara korrespondojnë me vendet e mëposhtme: Italia (15.3%), Gjermania (14.6%), Portugalia (12%), Franca (6.7%), Kosova (5 , 4%) dhe Spanja (4%).

Pra, Komunitetet më të mëdha vijnë nga pas italianeve (323,683) janë gjermanët (295,000), portugezët (262, 926), francezët (139,646) dhe kosovarët (113,800). 

Në fakt, sikur Qeveria e Kosovës ta bente punën si duhet, përmes amabsadave dhe konsulatave (Bernë Zuirich dhe Gjenevë) të tyre në Zvicër,  sot në vendin e parë si komunitet do të ishin shqiptarët për nga numri e jo italianët. 

Dhe jo vetem kaq, pasi Zvicra vuri në « listen e zeze » Serbinë » për shkak të COVID-19, sot në Zvicër bashkëme serbet janë bllokuar mbi 100 mijë shtetas të Kosovës që mbajnë pasaportat e shtetit të Serbisë, të cilët pushimet e këtij fundi vitit, nuk do të mund t’i kalojnë nëvendlindje, tek të dashurit e tyreka shkruar ne fund gazeta zvicerane në gjuhën shqipe « Le Canton27.ch.

Derniers articles