16.4 C
Berne
jeudi 23/03/2023

Edi Rama takon shefin e OKB-së, Antonio Guterres

New York/UN, 31 maj-Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka takuar sot Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve te OKB-se

Kryeministri Rama dhe ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka, po realizojnë një vizitë zyrtare në SHBA, në kuadër të marrjes së Presidencës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga Shqipëria më 1 qershor.

Sipas njoftimit nga Kryeministria e Shqipërisë, në takimin Rama-Guterres u diskutua për « programin dhe përparësitë e presidencës shqiptare të KS-OKB-së dhe gatishmërinë për të ofruar kontributin e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërkombëtar ».

Kujtojmë se Shqipëria është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023.

Shqipëria do të marrë për herë të parë Presidencën në KS-OKB në periudhën 1 qershor – 30 qershor 2022.

Derniers articles

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli: Kenia ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës!

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Republika e Kenias ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës Pacolli ka shtuar se Kenia...

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

Kirv, 23 mars -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e...

Edhe kjo ndodhe: OKB përshëndet një marrëveshje te paarritur?! Në vend qi t’i bëj presion Vucicit qe refuzoi te nënshkruajë marreveshjen mes Kosoves dhe...

Stop the caressing of the UN and the EU towards Serbia and Vucic!.This also happened: The UN welcomes an unreached agreement?! Instead of putting...

EULEX demanton disa media se Sylejman Selimi qenka marrur ne pyetje

Prishtine, 22 mars -Sot ne disa media është raportuar se Sylejman Selimi, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qenka intervistuar sot nga...

Pasi, Vucic tha se do ta pengoj Kosoven në OKB, zyrtaret e kësaj organizate nderkombëtare tregojnë se kush vendos për antetarësimin e Kosovës ne...

New York -Çështja e perspektivës së Kosovës për anëtarësi në BE dhe OKB është ringjallur me nisjen e dialogut politik në vitin 2012. Në...