Prishtinë, 19 prill -Një qytetare zvicerane eshte arrestuar në Viti nga policia kosovare, pasi ajo në njëjtet sociale kishte kanosur një mashkull kosovar, ndton nga Prishtina korrespondeti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve të policisë se Kosovës.
Mësohet se pas kontrolles femrës me shtetësi zvicrane iu është gjetur substancë narkotike. Pas intervistimit e njëjta është dërguar në mbajtje.
Sipas policise kosovare « është arrestuar e dyshuara femër me shtetësi Zvicerane pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajte kanosjeje viktimës mashkull kosovar. »
« Gjatë kontrollit te e dyshuara në çantë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.05 gram. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes. » thuhe tne njoftimin e policise kosovare , citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch