13.3 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Kryetari Kadri Rahimaj fton diasporen shqiptare ne Zvicer të investojnë në Kamenicë

Zurich, 11 shkurt -Kryetari i Kamenicës Kadri Rahimaj ne kauder te nje tubimi me mergimtaret ne Zvicer ka shpalosur të arriturat dhe mundësitë për investime që ofron komuna e Kamenicës, njfton gazeta zviucerane ne shqip Le Canton27.ch

Takimi i kryetarit të Komunës së Kamenicës me mergimtaret në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih ku moren pjese edhe drejtori i Urbanizmit, z.Uran Berisha, si dhe bashjkepuntor nga stafi i tij: Vjollca Kryeziu, Vildane Maliqi dhe Leotrim Spahiu.

Sami Kastrati, zyrtzare në konsulatne kosovare ne Zurich në fjalën e tij, pasi ka përshëndetur të pranishmit  ne kete tribune, ka thënë se ka pranuar me kënaqësi kërkesën për një takim me mes të bashkatdhetarëve dhe kryetari aktual të Komunë së Kamenicës, z. Kadri Rahimaj.

Në këtë bashkëbisedim me bashkatdhetarë janë shpalosur të arriturat e deritanishme si dhe mundësitë dhe potencialet për investime që ofron komuna e Kamenicës

“E ndjej për obligim të paraqes para jush një raport për punët dhe të arriturave të komunës, mbi shpenzimet e buxhetit dhe projekteve që janë në plan për t’u realizuar”, është shprehur në fjalën e tij hyrëse kryetari i Komunës së Kamenicës, z.Kadri Rahimaj. “Ju jeni po ashtu kontribuues, jeni hisenikë të këtij buxhetit”, u është drejtuar ai bashkëkombësve nga diaspora, kane shkruar portalet shiptare.

Ai tutje ka thënë se shpalosja e punës dhe projekteve do të na ndihmojë të marrin vlerësimet për projektet e realizuara dhe ato që janë planifikuar për vitin 2023.

“Buxheti për investime kapitale ka shënuar rritje nga ai paraprak sa ishte me 1.3 milionë në 2.2 milionë këtë vit”, ka thënë z. Rahimaj. Këtë ai e vlerësoi si një mundësi të mirë për të çuar përpara projektet kapitale për komunën, me të cilën menaxhon. Tutje ai ka shtuar se komunës së Kamenicës i duhen projekte zhvillimore, të cilat sipas tij, i kanë munguar në të kaluarën.

Në këtë kuadër, kryetari Rahimaj ka prezantuar disa nga projektet kapitale që janë në plan për t’u realizuar nga Komuna e Kamenicës. “Lugu i Verdhë”, projekti më i madh turistik, vlera e të cilit kap shumën prej 400 mijë eurove. Stadiumi Olimpik, me vlerë 2.9 milionë euro, investim i Ministrisë së Kulturës. Shtegu i çiklizmit, me një gjatësi prej 60 kilometra që lidh komunën e Kamenicës me atë të Prishtinës, e disa projekte të tjera.

Pas paraqitjes së një raporti për të arriturat dhe planet që ka kjo komunë, ka vazhduar bashkëbisedimi me bashkatdhetarët, pjesa më e madhe e të cilëve ishte me prejardhje nga komuna e Kamenicës.

Derniers articles