12.8 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Diaspora kosovare kthehet në Zvicër me 1500 vetura të aksidentuara. Ka të vdekur dhe të lënduar

Veturat e prishura (aksidentuara)  ne rimorkio te TCR gati per t’u transportua per Zvicer (Photo: Le Canton27.ch)

Berne, 25 gusht -Pas rënies pandemisë, sivjet për shkak të biletave të shtrenjta me aeroplanë dhe mos kërkesave të testeve, mijëra mergimtarë me vetura i mesyen Kosovës dhe vendeve tjera te ballkanit  (Shqipërisë, Maqedonisë Veriore, Serbisë..) për t`i kaluar pushimet verore.

Mirëpo, kësaj radhe pushimet për disa mërgmitare nuk shkuan ashtu siç duhet për shkak aksidenteve dhe problemeve me sigurime.

Policia: Shpjetesia e tepruar, alokoli, droga, telepfoni, pagjumesia…po merre jeten e qindra personave ne Kosovë

Sipas korrespondentit të gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve nga policia rajonale, ka pasur qindra aksidente me dhjetëra viktima.

Për dallim nga vitet e me parshme, gjatë këtij sezoni veror, sivjet në Kosovë kishte me shume aksidente dhe viktima, për shkak se svijet pas dy vitesh abstenimi te diasporës për shkak pandemisë, sivjet ky numër ishe shume me i madh, ka thëne zëdhënesi i policisë se Kosovës Baki Kelani për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Sipas policise kosovare shkaqet e ketyre aksidenteve jane shume faktorë, por kryesoret jane: shpjetesia e tdperuar, alokoli, droga, telefoni, pagjumesia..

Korrespondenti i gazetës Le Canton27.ch ne rajon rrugëve të Tiranes, Prishtinës, Shkupit dhe Presheves ka arritur te fotografoje kamion transportues te mbushur plotë e përplotë vetura të aksidentuara me tabela nga Zvicra. Mësohet se në Kosove sivjet për pushime verore hynë rreth 100 mije vetura me traga te huaja (na vendet evropaine) ku pjesa dërmuese nga Zvicra.

Vetëm nga Zvicra hynë në Kosovë dhe Luginen e Presheves mbi 30 mije vetura, prej te cilave mbi 1500 mijë vetura me targa të ndryshme të kantoneve (ZH, SG, VD, GE, BE..) u aksidentuar të cilat u transportuan në Zvicër me kamion!

Njeri nga TCS ka thënë për gazetën Le Canton27.ch se për çdo ditë ngarkojmë nga 10 vetura të prishura në Kosovë të cilët me pas i transportojmë drejt Zvicrës.

Shume mërgimtarë kane thënë se mos anëtarësimi i Kosovës në “Kartonin e gjelbër”, e kishte detyruar që për aksidentin të paguaj 10 mijë franga në Zvicër. Çështja e Kartonit të Gjelbër është ngritur si problem shpesh nga Ministri i Diasporës.

Derniers articles

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...