3.3 C
Berne
mardi 23/04/2024

Pacolli: Ambasadori amerikan, Christopher Hill kur kritikon ka arësyet e veta, prandaj duhet pranuar si sygjerime pozitive për ata qe marrin veshë!

Prishtinë, 24 gusht -Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli thotë se deklarata e ambasadorit amerikan Christopher Hill, për vizitën e minstrit serb, Aleksandar Vulin në Rusi, është thirrje për zgjim për Kosovën, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Pacolli: Ambasadori amerikan, Christopher Hill kur kritikon ka arësyet e veta, prandaj duhet pranuar si sygjerime pozitive për ata qe marrin veshë! (Pacolli: The American ambassador, Christopher Hill, when he criticizes, has his own reasons, so it should be accepted as positive suggestions for those who listen!)

Sipas tij, koordinimi me aleatët e Kosovës për çështje me rëndësi kombëtare është jetik.

“Ne në Kosovë duhet të bindemi se ambasadorët amerikanë, kudo që janë, përfaqësojnë në mënyrë strikte politikat e Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit të Shtetit. Reagimi i ambasadorit amerikan në Beograd ndaj palës serbe është diçka që nuk e kemi parë më parë. Christopher Hill është një personalitet i rëndësishëm i politikës amerikane, i përfshirë në shumë procese të rëndësishme për Kosovën dhe nuk besoj se shprehet jashtë kornizës së politikës amerikane.

Kjo qasje është një thirrje zgjimi për të gjithë ne”, shkruan Pacolli në Facebook.

Kreu i AKR-së, në fund ka pyetur: Ku po shkon Kosova, në kohën kur Serbia po komplimentohet nga partneri më i madh i shqiptarëve, SHBA?

Ndryshe, ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill ka folur për vizitën e minstrit serb, Aleksandar Vulin në Rusi.

Kësaj vizite, Hill i është përgjigjur me tallje, duke thënë se përveç tij, këtë vizitë mund të mos e kuptojë as vetë Vulin pse është bërë. “Nuk e kuptoj se çfarë po përpiqej të arrinte atje. Dhe, sinqerisht, ndoshta edhe ai nuk e kupton”, tha ambasadori Hill.

Gjatë një interviste për median në Beograd, N1, Hill tha se në takimin midis Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ky i fundit shkoi i përgatitur “për të negociuar dhe vërtetë bëri punët e shtëpisë”.

Derniers articles

Lajmi i fundit nga Berna: Italishtja, nuk është më gjuhë e tretë në Zvicër. E « rrëzoi » sot anglishtja. Anglishtja, nesër në « rrezik » nga shqipja

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...

Oskar Freysinger, në gërsherë, ju ehste nënshtruar një operacioni të madh për ish të zgjedhurin e UDC-së (SVP)

Bernë, 23 prill -Ish foshnja Valais e tmerrshme e UDC iu nënshtrua një operacioni të madh në zemër më 17 prill, në spitalin e...

Migracioni dhe krimi i organizuar, tema kyqe e takimit te djeshëm në Bazel të pesë ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve gjermanofone

Bazel, 23 prill -Me ftesë të këshilltarit federal Beat Jans, ministrat e brendshëm e pesë të vendeve me gjermanpfone si gjuhë zyrtare u takuan...

Mira Murati bëhet zyrtarisht pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati dhe poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa, janë pranuar sot si anëtarë të jashtëm të...

Çipa rreth Investigimi i RAI3: Një detaj është implikimi i sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë. Duhet sqaruar nëse ai ka…

Duke komentuar materialin e transmetuar nga emisioni investigativ më i rëndësishëm italian, “Report”, Aleksandër Çipa, drejtor i News 24 i ftuar në “Open”, tha...