15.9 C
Berne
samedi 30/09/2023

Vjedhja ne aferën “tunel” / Deshën t’ia lënë fajin shqiptarëve, kryeministri Dritan Abazi i demanton mediat serbe!

Podgorice, 17 shtator -“Megjithate nuk ishin shqiptaret qe vidhen..” jane keto fjalet e kryeministrit te Malit ge Zi  Dritan Abazovic i cili demantoni disa media  serbe ne Mal te Zi dhe Serbi rreth nje vjedhje ne aferen “tunel” shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Administrata e policisë e di vendndodhjen e gjashtë personave të dyshuar për gërmimin e një tuneli nga bodrumi i një ndërtese në depon e Gjykatës së Lartë në Podgoricë, por ndërmarrja e hapave të mëtejshëm do të varet nga policia dhe taktikat hetimore, raportoi portali RTCG nga sektori i sigurisë. .

Sektori i sigurisë dje ka njoftuar për portalin se të dyshuarit nuk janë nga Mali i Zi, ndërsa sot kanë mohuar se janë shtetas të Shqipërisë.

Demantimi erdhi pasi një pjesë e mediave rajonale raportuan se të dyshuarit ishin nga Republika e Shqipërisë.

Prokuroria dhe policia mësohet se janë në kërkim intensiv për gjashtë persona, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në hapjen e tunelit që u zbulua në depon e Gjykatës së Lartë në Podgoricë.

Pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Dritan Abazovic tha se situata në lidhje me këtë rast po ndryshon orë pas ore dhe se hetuesit janë në gjurmët e autorëve, pa dhënë më shumë detaje.

Ai beson se çështja “tunel” do të zgjidhet sa më parë. Drejtoria e Policisë dje ka konfirmuar se është gjetur furgoni i përdorur nga të dyshuarit, ndërsa sot mediat raportojnë se është zbuluar edhe vendndodhja e banesës që ata e përdornin për akomodim.

Derniers articles

Ne diten e stome 30 shtator 1912 nisi mobilizimi për luftën e parë ballkanike. Serbia kishte okupuar tokat shqiptare, Kosoven dhe Maqedonine

Luftërat Ballkanike janë emri i dy luftërave ndërmjet shteteve ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Luftërat u motivuan nga dëshira e shteteve ballkanike për...

Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit: Largo trupat nga brezi kufitar me Kosoven!

Shkruan Edit HARXHI, diplomate Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit të largojë trupat dhe armatimet e rënda nga...

Europol mbeshtet BE per nje hetim mbi sulmin e terroristeve serbe ne Kosove

Berne, 29 shtator -Deshtimi i invasioni te Serbise ne Kosove permes nje grupi terroristesh te dielen e kaluar ka shqetesuar mbare komunitetin nderkombetar, perfshire...

Zyrtare nga Haga: Kontribuesi me i madh i gjykates speciales SHBA-te dhe Zvicra. Rusia dhe Serbia nuk japin asnje cent. Kosova ja cfare po...

Per te funksionuar normal Gjykata soeciale per krime ne Kosove padyshim nevoitet nhe buxhet te majme, kuptohet nga komuniteti nderkombetar. Po cilat vende jane...

Berne, Mbrojtja ajrore e blinduar me nje kupolë hekuri mbi Zvicer

Berne, 28 shtator -Raporti ushtarak zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast sulmi. Një dokument i ushtrisë zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast të...