8.3 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Foto e rrallë, ja si dukej Gonxhe Bujaxhiu (« Nënë Tereza ») 18 vjecare me kule (dimija)

Nënë Tereza është një nga humanistet më të njohura me origjinë shqiptare. Jetën e saj ia dedikoi bamirësisë dhe ndihmesës për personat në nevojë. Shumë dokumentarë dhe të dhëna janë publikuar për shenjtoren shqiptare, e cila u shpall shenjtore nga Vatikani në 19 tetor të viti 2003, shkruan gazeta Observer, citon gazeta zvcierane ne shqip Le Canton27.ch 

Një pjesë të jetës së saj, Nëne Tereza, apo Gonxhe Bojaxhiu, e kaloi nëpër Evropë, kohë kur edhe kur u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.

Fotoja është shkrepur në Irlandë, në vitin 1928, kur Nënë Tereza ishte vetëm 18 vjeçe.

Foto e rrallë/ Nënë Tereza 18-vjecare me kule (dimija)

 

Derniers articles