7.6 C
Berne
dimanche 23/02/2025

Zgjedhjet në Kosovë, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut uron Kurtin

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, duke e cilësuar atë si një ngadhnjim të drejtës dhe një shembull frymëzues për rajonin.

Në një postim në rrjetet sociale, Mexhiti ka shprehur përgëzimet e tij të sinqerta për Albin Kurtin dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!, duke theksuar se kjo fitore është një shembull i fuqishëm se e drejta mund të triumfojë, edhe kur duket e pamundur.

“Fitore me zemër cep më cep Kosovës! Urime të përzemërta i dashur vëlla Albin, urime VETËVENDOSJE! Fitorja e juaj është një shembull dhe frymëzim për të gjithë ne se e drejta ngadhnjen edhe kur kjo duket e pamundur dhe iluzore”, ka shkruar Mexhiti.

Ai gjithashtu ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për nivelin e lartë të vetëdijes që ata treguan gjatë procesit zgjedhor, si dhe ka lavdëruar institucionet e Kosovës për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike dhe atmosferën festive që mbizotëroi në të gjithë vendin.

“Urime dhe komplimente institucioneve të Kosovës për zgjedhjet demokratike dhe atmosferën festive anembanë Kosovës”, ka shtuar ai.

Derniers articles