12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Veprimi që e pa e tere bota: Ky diplomat për disa sekonda ia shkund dorën Kurtit, duke e uruar për paraqitjen ne KS te OKB-se

UN, 8 shkurt -Paraqitja e kryeministrit Abin Kurti në Këshill të Sigurimit është komentuar në mënyra të ndryshme në Kosovë. Opozita e ka kritikuar, ndërsa pushteti e ka lavdëruar, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ende nuk dihet se çfarë mesazhe apo urime ka marrë i pari i qeverisë për këtë paraqitje.

Por, ajo që dihet është se i pari që e ka uruar Kurtin për paraqitjen e tij është Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka.

Reka, i cili gjatë gjithë mbledhjes ka qëndruar prapa kryeministrit, me të përfunduar mbledhja ia ka zgjatuar dorën shefit të qeverisë kosovare.

Derisa përfaqësuesit e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit largoheshin nga mbledhja, ai për disa sekonda ia shkund dorën kryeministrit Kurti, duke e uruar për fjalimin.

Këtë veprim nuk e kanë bërë përfaqësuesit tjerë të delegacionit të Kosovës që ishin prezent në mbledhje. Kështu nuk ka vepruar as kryediplomatja Donika Gërvalla.

 

Derniers articles