17 C
Berne
lundi 15/07/2024

Trendafilova qe nuk do pritet me trandafila, si kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës qe do ta vizitoj Prishtinen ne fund te ketij muaji

Hage, 16 nentor -Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim. Në këtë takim ajo do të flasë për zhvillimet aktuale në DHSK si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve, kunjane ftuar edhe gazetarët të marrin pjesë në aktivitet. Esgte njevgje sigurt se  Trendafilova ne Kosove nuk do pritet me trandafila, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Ke Canton27.ch

Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të DHSK-së. Aktivitet i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim në Hotelin Sirius në Prishtinë
29 nëntor, 14 :30 – 16 :00
Ju lutemi mbani parasysh se në sallë nuk do të lejohen aparate fotografike dhe të filmimit
Aktiviteti do të transmetohet drejtpërdrejt dhe të gjithë gazetarëve do t’u dërgohet lidhja në internet për të pasur qasje të menjëhershme në incizimin me video. Fotografi nga aktiviteti do t’u vihen në dispozicion mediave të interesuara pas përfundimit të aktivitetit, sipas kërkesës.
Takimi do të mbahet në gjuhën angleze, me përkthim simultan në shqipe dhe serbishte.
Pjesëmarrja është e mundur vetëm me regjistrim paraprak.

Për të marrë pjesë në aktivitet nevojitet regjistrim paraprak. Për këtë arsye, ju lutemi përfaqësuesve të interesuar të medias të regjistrohen paraprakisht duke dërguar mesazh elektronik (email) në adresën mediaKSC@scp-ks.org deri të martën, 21 nëntor, në ora 17 :30, ku të shënojnë emrin dhe mbiemrin, median që përfaqësojnë dhe të dhënat e kontaktit.

Derniers articles