12.1 C
Berne
samedi 9/11/2024

Transparency International për korrupsionin ne ballkan: Kosova (83) radhitet në një rang shumë më të mirë, se sa Serbia (104) dhe Shqipëria (98)

Bernë, 26 prill -Ne rapoertine fudmnit te Transparency International, ku flet pe rballkanin trego n se  Kosova (83) eshte ne nje situatae me emire se sa vendet ne rajon, keshut ajo radhitet në një rang shumë më të mirë, se sa Serbia (104) dhe Shqipëria (98) te cilta vende i ka kpaluar korrupcioni, njofton gazeta zvicerane ne sqhip Le Canton27.ch

Danimarka, Finlandam, Norvegjia, Suedia, Zvicra etj.jane vendet tre cvilaz jame radhiut me se larti (1, 2, 3…56) te cilat konsiderohen me te mira sa i perket lufte skunder korurpsionint. Kurs eme se keqti kjo gjende eshte ne Somalil Venezuel, Siri etj..

Shqipëria shënoi rënie në përpjekjet për të luftuar korrupsionin fuqishme anti-korrupsion në rajon

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2023 (CPI) i publikuar sot nga Transparency International tregon se ndërsa Evropa Perëndimore dhe BE-ja mbeten rajoni me pikët më të mira, rezultati mesatar rajonal i vitit 2023 ka rënë për herë të parë në pothuajse një dekadë nga 66 deri në 65.

Llogaridhënia e dobët dhe korrupsioni politik po zvogëlojnë besimin e publikut dhe po u mundësojnë grupeve të ngushta të interesit të ushtrojnë kontroll të tepruar mbi vendimmarrjen politike. Disa demokraci të rangut të lartë, duke përfshirë Suedinë (82), Holandën (79), Islandën (72) dhe Mbretërinë e Bashkuar (71), kanë regjistruar rezultatet e tyre më të ulëta ndonjëherë. Në vende të tilla si Polonia (54) dhe Hungaria (42), dobësitë brenda sistemeve gjyqësore veprojnë si pengesa për aksesin në drejtësi dhe pengojnë gjyqësorin të kufizojë efektivisht kompetencat e ekzekutivit.

“Forma të ndryshme të korrupsionit, nga  i vogël deri tek nepotizmi,  dhe kapja e shtetit, janë prezent në Shqipëri”, konstaton një raport i publikuar të martën nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në bashkëpunim me organizatën .

Raporti i “Vlerësimit të Sistemit Kombëtar të Integritetit”, një studim që mat efektivitetin e mekanizmave publikë kundër korrupsionit merr në analizë 15 aktorë shtetëtorë dhe privatë –  si ekzekutivi, legjislativi, sistemin e drejtësisë, institucionet e pavarura, median e shoqërinë civile dhe sektorin privat.

Në përgjithësi studimi vë në dukje se ka një rënie të vazhdueshme të mekanizmave antikorrupsion në sektorin publik, një stanjacion në media dhe shoqërinë civile, ndërkohë që të vetmit indikatorë pozitivë vijnë nga sistemi i drejtësisë, që lidhet dhe me zbatimin e reformës në drejtësi që nga viti 2016, kur është bërë studimi i fundit.

Sektori publik është shtylla me pikët më të ulëta që sipas raportit “vuan nga standardat e paqarta profesionale, nga rreziqet e korrupsionit dhe ndërhyrja politike”.

KOSOVA

Transparency International ka publikuar raportin për Indeksin e Përceptimit të Korrupsionit për vitin 2022. Kosova është vlerësuar me 41 pikë, duke u ranguar në vendin e 84-të në ranglistën botërore prej 180 shteteve, raporton gazeta zvicerane ne  shqip Le Canton27.ch

Transparency International në publikimin e saj të fundit ku tregohet për përcëptimin e korrupsionit në 180 shtete të botës, Kosovën e ka renditur në pozitën e 84 apo 41 pikë nga 100 pikë në total.

Mesatarja botërore është 50 pikë ndërsa e BE-së është 66 pikë, ku Kosova qëndron larg nga të dy këto.

Kosova për vitin 2022 është ngritur për dy pozita dhe është para shteteve të rajonit në Ballkanin Perëndimore.

Derniers articles