17.4 C
Berne
lundi 15/07/2024

Trajtimi efikas i fëmijëve me Down Syndrome ne Kosove nuk mund te behet pa mbeshtetjen e shoqerise dhe Qeverise

Shkruan: Kaltrina GJOCAJ

Psikologe

Ne shenje te respektit dhe solidaritetit te miqve te mi, te cilet jane prinder te femijeve special dhe shume te dashur.

Ata që i duan fëmijet e vegjel, kanë zemër të madhe..

Ka femije dhe te rinj qe askush nuk i fton per ditelindje…

Ka femije dhe te rinj qe duan te jene pjese e nje skuadre, por nuk pranohen, sepse eshte me e rendesishme fitorja e nje skuadre sesa formimi i nje femije…

Femijet me nevoja te vecanta nuk jane te rralle apo te huaj. Ata duan ate qe duan te gjithe te tjeret… duan te pranohen…

Mund t’ju bej nje pyetje? Ka ndonje nga ju qe do te ishte i gatshem ta kopjonte dhe ta publikonte kete shenim per nder te te gjithe femijeve apo te rinjve te cilet meritojne nje mundesi? Une e di qe po….

Dhe ti mëson se Lumturia është një çështje momentesh. Është një aromë e re. Ështe buzëqeshja e një fëmije . Është një emocion i papritur. Është një përqafim i dashur. Këto janë dozat tona të Lumturisë.

Terapi zhvillimi dhe Okupacionale-Fëmijët me S.D kanë nevojë për stimuj dhe nxitje të vazhdueshme që në moshë shumë të vogël.

Në raport me atë që prindërit, e më vonë edukatorë e terapistë të ndryshëm do të dinë ti japin për ta mbajtur aktiv, të interesuar për sendet, personat dhe ambientin përreth, fëmijës me S.D do ti hapen rrugë shumë të gjëra për evoluimin e tij nëpërmjet ndërhyrjeve të hershme terapeutikë me qëllim që të arrihet një progres i konsiderushëm në zhvillimin e tyre.

Ndërhyrja e hershme i referohet gjetjes së programeve të ndihmës për t’u ndërmarrë te fëmijët me S.D deri në moshën shkollore për afërsisht 6 vitet e para të jetës.

Ndërhyrja e hershme te fëmijët me S.D ndikon pozitivisht në zhvillimin e tyre fizik, kognitiv, social, dhe gjuhësor. Kjo është ajo çfarë kërkimi psikopedagogjik ka demostruar tashmë.

Një rëndësi thelbesore në arritjet e fëmijës me S.D kanë programet e ndërhyrjes me terapi në moshë shumë të vogël. Këto programe për fëmijën të aplikuara nga terapistët duhet të propozohen me sa më shumë natyrshmëri është provuar se çdo ushtrim rezulton shumë më tepër efikas nese ai ushtrohet dhe integrohet si pjesë e veprimeve të jetës së përditshme të fëmijës duke u shndërruar kështu në pjesë të lojës spontane.

Shumë aftësi përmirësohen dhe modifikohen gjatë kësaj terapie. Nëpërmjet saj fëmija rritet, zhvillohet mëson shprehi të reja. Gjithashtu loja shërben edhe si shenjë që tregon problemet që mund të ketë ai.

Njohja e fëmijës me lojën fillon shumë herët, dhe kjo vihet re sapo një foshnjë e sapolindur e cila është e prirur të reagojë ndaj çdo lloj forme loje. Nëse ti fillon të luash me një fëmijë, kjo është një ftesë e hapur për të krijuar kontakt, për t’u afruar dhe për të ndarë së bashku nje pjesë të rëndësishme jetësore të cilat mund ti ofrojë vetëm një aktvitet i tillë.

Terapia nëpërmjet lojës përfshin aftesitë motore të fëmijës: si manipulim i një objekti, shkathtësia, shpejtësia ekzaktesia dhe kordinimi sy-dorë. Zgjidhja e problemit– përqendrimi dhe memorja. Eksplorimi –raportet hapësinore, njohja e ngjyrave dhe formave. Perceptimi viziv– mbajtja konstante e aftësisë së njohjes së figurës edhe pse ato ndryshojnë. Perceptimi auditiv-aftësi të njohë dhe seleksionojë tingujt dhe ti interpretojë ato.

Perceptimi i trupit dhe pjesëve të tij etj..

Por para se të flasim për terapi duhen përcaktuar nevojat e fëmijës me S.D, të cilat duhet të përbëjnë thelbin e planifikimit të ndërhyrjes së hershme. Përcaktimi i nevojave duhet të jetë i vazhdushëm për një hark kohor të caktuar.

Në bazë të këtyre nevojave ndërtohet edhe PEI- PLANI EDUKIMIT INDIVIDUAL – PIA- PLANI INDIVIDUAL ARSIMOR, me të cilin punohet njëkohësisht nga të gjithë profesionistët që kujdesen për zhvillimin e fëmijës me S.D

Aspektet e zhvillimit te fëmijët me SD në të cilët kërkojnë ndërhyrje të hershme terapeutike për rritje të potencialit të tyre.

Aftësitë motorike që ndahet në motorikën fine dhe motorikën globale ku me këtë të fundit punon më tepër një fizioterapist ndërsa për atë fine punon terapisti i zhvillimit me shumë mënyra të ndryshme nga ato më të thjeshtat në dukje deri të specifikat e motorikës fine.

Autonomia personale, ku fëmija me SD duhet të mësohet të ushqehet, të vishet, të kujdeset për vete. Në kohën kur fëmija mëson këto aktivitete vetëm ateherë ne kemi fituar një betejë të madhe.

Fëmija me SD duhet mësuar për gjithçka, sepse ai\ajo nuk mundet të mësojë vetvetiu në menyrë spontane

-Së pari ua mësojmë kafshët,sendet\objektet.
-Pjesët e trupit,ngjyra, numrat, orientimin, në hapsirë,emocionet dukuritë etj.
-Pastaj mësohen pjesët morfologjike, sintaksike, semiotike të fjalisë.
-Shkrimi dhe leximi

*Shkruan: Kaltrina GJOCAJ, Psikologe…

Derniers articles