22.3 C
Berne
mardi 23/07/2024

Tomë Gashi për vendimin e KQZ-së: Nuk mund ta diskriminoni mërgatën tonë o të mjerë

Avokati Tomë Gashi ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për diasporën. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se KQZ po i shkel të drejtat për të votuar, përcjell gazeta zvicerane « Le Canton27.ch »

Gashi ka thënë se vendimi është katastrofal antikushtetues, antiligjor, antinjerëzor që paraqet shkelje të padiskutueshme të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Ai ka shtuar se nuk mund të diskriminohet mërgata dhe se ata nuk punojnë tërë ditën me telefona në duar.

Postimi i tij i plotë:

Shkelja e të drejtës për të votuar ka emër!

KQZ-komisioni qendror zgjedhor.

Vendim katastrofal antikushtetues, antiligjor, antinjerëzor që paraqet shkelje të padiskutueshme të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Kjo brutalisht cenon garancitë e procesit fer dhe të drejtë të zgjedhjeve të 14. Shkurt 2021.

A janë në veti këta të KQZ, sipas tyre nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon, atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet.

Nuk mundeni me diskriminu mërgatën tonë o të mjerë!

Lexoni naj nen të ligjit penal të Republikës së Kosovës mos po ju bind me ndërru mendjen!

Mërgata jonë më e mira në botë nuk punojnë me telefona në dorë o të mjerë!

Derniers articles