15.1 C
Berne
jeudi 31/07/2025

Takim pune në Bruksel i Ambasadorit Avni Nasufoski

Më 30 qershor dhe 1 korrik 2025, Ambasadori Avni Nasufoski, i Unionit Afrikan, i shoqëruar nga zëvendësi dhe këshilltari i tij special për çështjet evropiane, zhvilloi një takim të rëndësishëm pune në Bruksel me Sekretarin e WBIF (Western Balkans Investment Framework) pranë DG NEAR të Komisionit Evropian.

Gjatë këtij takimi, u diskutuan në detaje mundësitë për ngritjen e një instrumenti të ri financiar, të quajtur “Lehtësi”, një model i ngjashëm me atë që tashmë aplikohet për vendet afrikane. Synimi është që ky instrument të aplikohet edhe për Ballkanin Perëndimor, duke krijuar kushte më të favorshme për financimin e projekteve zhvillimore dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Ambasadori Nasufoski theksoi rëndësinë e stimulimit të bashkëpunimit mes palëve dhe të përdorimit efektiv të paketës “Lehtësuese” për të nxitur investimet në rajon. Ky takim shënon vazhdimin e një procesi të nisur në dhjetor 2024, dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt konkretizimit të këtij modeli të ri mbështetës.

Ambasadori Nasufoski, në rolin e tij pranë Kombeve të Bashkuara, ka qenë një zë i fuqishëm për përfaqësimin e teknologjive inovative dhe nxitjen e fondeve ndërkombëtare për investim në Ballkanin Perëndimor. / Safet Sadiku

Derniers articles