2.9 C
Berne
mercredi 19/03/2025

Sot kemi bërë një hap të duhur për qyterarët e Kosovës drejt udhëtimit pa viza. Presim që PE ta zbatojë

Skruan: Jan Lipavský, Ministër çek i Punëve të Jashtme

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ranë dakord sot për mandatin negociator të Këshillit për rregulloren për udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova. Në bazë të këtij mandati, Presidenca do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian.

Këshilli pranon mandatin e negociatave për Kosovën, për udhëtim pa viza

Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt udhëtimit pa viza për Kosovën dhe tani shpresojmë që shpejt të arrijmë një marrëveshje me Parlamentin Evropian për zbatimin e këtij premtimi. Liberalizimi i vizave është bërë i mundur nga përpjekjet e Kosovës për të forcuar kontrollet e saj kufitare, menaxhimin e migracionit dhe sigurinë, dhe ne besojmë se ky bashkëpunim i mirë do të zhvillohet më tej në të ardhmen.

Projektrregullat do t’u mundësonin mbajtësve të pasaportave kosovare të udhëtojnë në BE pa vizë për qëndrime deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore. Sipas qëndrimit të Këshillit, heqja e vizave do të zbatohej që nga fillimi i funksionalizimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast më së voni nga 1 janari 2024.

Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në të gjitha fushat e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, duke përfshirë sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufijve dhe migracionit, rendin dhe sigurinë publike, dhe të drejtat themelore që lidhen me lëvizjen e lirë. Në bazë të këtij vlerësimi, Komisioni propozoi heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova. Heqja e vizave do të sigurojë që i njëjti regjim vizash të zbatohet për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Komisioni do të vazhdojë të monitorojë në mënyrë aktive zbatimin e këtyre standardeve, duke përfshirë harmonizimin e politikave të vizave, përmes mekanizmit pas liberalizimit të vizave.

* Ky emërtim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Derniers articles