Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Imri Demelezi, i ka reaguar Alma Lamës, ish ambasadores dhe ish deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gjatë një paraqitje televizive, Lama ka folur për vjedhjen e votave.
Ajo, sipas Demelezit, ka thënë se « ka dhe ka pasur blerje të votës ».
Për këtë deklaratë të Lamës, Demelezi në një postim në Facebook, ka shkruar se dikush duhet t`ia thotë ish deputetes se kishte edhe “shitje të votës”.
Demelezi aludon se në këtë mënyrë Lama është bërë ambasadore në Vatikan.
“Pakurrizorët specie e veçantë”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
A.Lama në TV tha « ka dhe ka pasur blerje të votës », dikush duhet me i thënë që kishte edhe « Shitje të votës » dhe tap ambasadore në Itali.
Pakurrizorët specie e veçantë