7.7 C
Berne
samedi 9/11/2024

Shqiptarët mbrëmë luftë mes veti në Austri?!

Kjo eshte policja kosovare ne Austri e cila bashke me dy kolege e saj po ashtu kosovar luftuan mbreme fyt per fyti me terroristin kosovar
 
Gazetat austriake njoftojne se nje nje sulmuedi shqiptar nga Maqedonia ishte edhe nje nga Kosova. Hajde shqiptar hajde, Austria streho gjate luftes e jep buke juve sot su po ja ktheni me plumba. Jazek ju kofte!

Ministri i brendshëm austriak, Karl Nehammer gjatë një konference për media ka thënë se “disa” njerëz kanë vdekur nga sulmet në VjenëAi gjithashtu ka thënë se të paktën një sulmues gjendet ende në arrati. “Të paktën një sulmues është ende në arrati”, tha Nehammer. Nehammer e quajti të hënën, “dita më e vështirë për Austrinë që disa vjet”.

 

Po ashtu ai ka njoftuar se fëmijëve nuk u kërkohet të shkojnë në shkollë të martën. Ai ka përsëritur thirrjen për publikun për të shmangur Vjenën qendrore. Më herët autoritetet austriake kanë konfirmuar që së paku një civil dhe një sulmues kanë vdekur deri tani nga sulmi i ndodhur në Vjenë.

Konferenca për shtyp e Policisë së Vjenës: të paktën një sulmues ende në arrati

ImagePo ashtu policia ka njoftuar se do të ketë një konferencë tjetër për shtyp në 6 të mëngjesit.

Konferenca për shtyp e Policisë së Vjenës: të paktën një sulmues ende në arrati

10 persona të përfshirë në sulmet që tmerruan qytetin

Terrori sonte në Vjenë ka për autorë të paktën 10 persona të cilët janë përfshirë në sulme gjakatare në 6 zona të ndryshme në qendër të kryeqytetit austriak, me synim eliminimin fizik të kalimtarëve të pambrojtur.

Për disa orë u raportuan për 7 të vdekur dhe 4 të plagosur. Në një bilanc zyrtar që u publikua pas mesnate, raportohet për dy të vdekur dhe 15 të plagosur.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe sipas policisë ka ndodhur njëkohësisht në disa vendndodhje të ndryshme dhe gjithçka ka ndodhur një ditë para se të niste bllokimi i dytë – lockdown- për shkak të COVID-19.

Ministria e Brendshme e Austrisë tha se janë ende disa agresorë që ndodhen jashtë kontrollit policor dhe po qarkullojnë me armë në rrugët e Vjenës duke qëlluar persona të ndryshëm.

Në një rast, agresorët zhveshën lakuriq nga mesi e lart disa të rinj në mes të rrugës, në një situatë që precipitoi me vrasjen e shtatë personave dhe plagosjen e disa të tjerëve. Nuk është e qartë nëse ndër viktimat janë edhe të rinjtë që u detyruan të zhvishen.

Një vajzë vjeneze publikoi video me këtë skenë, por ajo më pas u fshi nga Facebook si e papërshtatshme.

Në një sulm tjetër paralel të agresorëve, janë marrë peng disa persona në një restorant. Raportohet edhe një pengmarrje e dytë.

Sakaq pamje dramatike vijnë nga rrugët e Vjenës dhe teksa hapet zjarr ndaj kalimtarëve të rastësishëm.

Ngjarja ka ndodhur një ditë para bllokimit të dytë dhe ka pasur shumë njerëz në lëvizje.

Policia u ka bërë thirrje njerëzve që të shmangin të gjitha hapësirat publike dhe të mos marrin transportin publik.

Zëvendëskancelari i Austrisë: Rreziku ende s’ka kaluar

Zëvendëskancelari i Austrisë, Werner Kogler, ka thënë se sulmi i sontëm që ndodhi në Vjenë është shokues.

“Të gjithë ndajmë shqetësimin dhe pikëllimin për viktimat dhe të lënduarit”, ka shkruar ai në Twitter.

Derniers articles