Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka filluar shpërndarjen falas të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës.
Tirasna zyrtare ka njftuar se në Luginën e Preshevës do të shpërndahen rreth 20 mijë libra dhe do të përfitojnë 4 mijë nxënës shqiptarë.
Po ashtu, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri, Besa Shahini është shprehur e kënaqur që Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi ka nisur shpërndarjen e librave shqip falas të ardhur nga Shqipëria për rreth 4 mijë nxënësit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
« Sot janë pajisur me tekste mësimore falas edhe nxënësit e shkollës fillore ,, Muharrem Kadriu” Tërrnoc dhe “Naim Frashëri” në Bujanoc. Pas shpërndarjes së teksteve mësimore dje, për nxënësit e shkollës fillore “Avdulla Krashnica” Miratoc, “Migjeni” në Caravajk, “Selami Hallaçi” Rahovicë, “Zenel Hajdini” Raincë… » ka thene kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa, njofton gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe « LeCanton27.ch »“Jam e lumtur teksa Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi ka nisur shpërndarjen e librave shqip #falas nga #Shqipëria për rreth 4 mijë nxënësit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, një kontribut ky i rëndësishëm i qeverisë shqiptare nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Kjo ditë e shumëpritur për të gjithë, le të jetë një ogur i mirë i punëve të dobishme që çojnë në rritjen e arsimit cilësor në gjuhën shqipe”, ka thënë Shahini.

