2.8 C
Berne
lundi 9/12/2024

Abazoviq: Për herë të parë kam marr pjesë në zgjedhje dhe e kam mundur Gjukanoviqin

Më 30 gusht janë mbajtur zgjedhjet nacionale në Malin e Zi. Në këto zgjedhje katër deputetë ka marrë edhe partia “Crno na Belo” apo shqip ” E zeza në të bardhë” që udhëhiqet nga politikani shqiptar Dritan Abazoviq.

Ai u deklarua ditë më parë se nuk do të bashkëpunojë me partinë DPS e udhëhequr nga presidenti aktual Milo Gjukanoviq. Abazoviq në emisionin Rubikon tha se në herën e parë që ai mori pjesë në zgjedhje u mund Gjukanoviq.

Abazoviq tani mund të jetë përcaktues për të formuar qeverinë në Mal te Zi

“Ka influencë në zgjedhjet në Mal të Zi, jo vetëm nga Serbia por edhe nga shtetet SuperPoëer. Një pjesë e madhe e buxhetit vjen nga Kina , për shkak se ka dhënë një kredi të madhe. Kemi influencën tradicionale të Rusisë edhe të Bashkimit Evropian”.

“Unë jam në jetën politike që 8 vite. Unë nuk jom opozitë që nuk kemi pasur sukses. Tash unë nuk po dua ta lavdëroj vetën. Por hera e parë që unë marr pjesë në zgjedhje u mund Gjukanoviqi”.

Ai theksoi se nuk është i brengosur se çfarë planesh ka Serbia, por cilat janë planet e tij nëse bëhet pjesë e qeverisë së re pa partinë e Milo Gjukanoviqit.

Politikani shqiptar shtoi se emigrimet e mëdha nga ana e shqiptarëve kanë ndodhur shkaku i diskriminimit të madh të shtetit malazez ndaj shqiptarëve.

Sipas tij partitë shqiptare që ishin në qeveri nuk kanë bërë asgjë.

“Nuk ka rëndësi se çfarë plani ka Serbia, por rëndësi ka se çfarë plani kemi ne. Ne kemi një plan për luftën e korrupsionit dhe ta nisim Malin e Zi për në BE. Ne duhet të mendojmë të mendojmë në mënyrën shtetëore. Ne duhet të integrojmë të gjitha grupacionet”.

“Ne kemi festuar me flamurin shtetëor. Flamuri shqiptar ka qenë i vendosur edhe në konventën e partisë që e kemi pasur në Ulqin. E vetmja parti jashta atyre shqiptare që e ka sajtin në gjuhën shqipe”.

“Jemi populli i vetëm në det që jemi të varfër. Emigrimet më të mëdha janë tek shqiptarët në viset e Ulqinit por edhe në viset e tjera, kjo për shkak të diskriminimit.

“Partitë shqiptare ishin akomoduar në qeveri, kanë marrë votat, kanë marrë pozitat dhe në fund në zgjedhje e blejnë popullin me 50 euro. Ata që janë në qeveri duhet të jenë aktivë në qeveri. Çka kanë bërë partitë shqiptare që ishin në qeveri?”.

Dritan Abazoviq tutje tha se partia e kreut aktual të shtetit malazez ka krijuar rrjet klientelistë për atë edhe ka fituar që një kohë të gjatë.

Ai thekson se është i interesuar ta bëjë një hap përpara.

Abazoviq bëri të ditur se nga 26 mijë vota vetëm 1 mijë vota i ka pasur nga shqiptarët.

Kreu i URA-s shtoi se nuk rritet dinjiteti i kombit duke folur për flamura.

“DPS, ka krijuar rrjet klientelistë. Kjo për shkak të një vendi të punës, për shkak të një premtimi kërcënimi se mund të largohen nga puna, apo ndonjë përfitimi tjetër. Se mund të goditni diçka pa leje ju futeni në atë rrjetë”.

“Nuk rritet dinjiteti i kombit duke folur për flamurat Ne jemi për të berë një hap para. Të rritemi ekonomikisht. Kur të zhvillojmë Tuzin apo Ulqinin, mos të mendojnë që jam lokal patriot por është e vërtëtë se e dua vendim tim më shumë se të tjerët, por kur të zhvillohemi ekonomikisht atëherë kjo është mbrojtja më e mirë e të drejtave tona. Kemi marrë rreth 1 mijë vota nga shqiptarët nga 23 mijë sa i kemi pasur. Si s’ka  I tërë Këshilli në Ulqin, njerëz prej Tuzit dhe Gucisë”.

Derniers articles