11.3 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Spiunet e Putinit, pas Ukraines, arrrijne ne Shqiperi, plagosin 2 ushtare ne nje kazerme! Pse Tirana nuk i dergon note proteste Moskes per sulmin?!

Ministri rus Sergey Lavrov dhe Edi Rama me mikun e tij « gazetar » Baton Haxhiu

Tiranë, 20 gusht -Në Shqipëri, dy shtetas rusë, M.Z., 24 vjeç dhe S.T., 33 vjeçe, së bashku me një shtetas ukrainas, F.T., 25 vjeç, u arrestuan mbrëmjen e së shtunës nën dyshimet për spiunazh, pasi njëri prej tyre kishte hyrë në uzinën ushtarake në Gramsh, duke tentuar të bëjë fotografi.

Dy ushtarë shqiptarë të cilët ishin caktuar me detyrë për ruajtjen e Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme pasi janë përplasur fizikisht me 3 shtetas rusë, të dyshuar si spiun. Pse Tirana nuk i dërgoi note proteste Moskes per kete sulm?!. Para ketij rasti ne Gramsh te Shqiperisë edhe ne Koasovë policia kosovare ka arrestuar disa here njerez te Putinit te njohur si spiun te cilin kishin hyre ne Kosove si « tzruiste » apo « gazetarë ».  T’ju përkujtojme se Rusia para luftes ne Ukraine ka dhuruar 25 milionë euro për mediat ne ballkan, perfshire ketu edhe disa ne Kosove dhe Shqiperi qellimisht per ta destabilizuar rajonin, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Presidenti shqiptar reagon: Ngjarja e rëndë me rusët në Gramsh, qe na kerkon te jemi me vigjilent!

Me konkretisht, sipas gazetes zvicerane Le Canton27.ch dy shtetas rusë plagosin ushtarët shqiptarë ne nje kazermë ushtarake,. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:40 minuta te 20 gushtit ku dy roje ushtarake shqiptare janë sulmuar me spraj neuroparalizues nga një shtetas rus i cili kishte hyrë brenda territorit të Uzinës dhe ka tentuar të bëjë fotografi, njofton nga Tirana korrespondenii i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Pas ngjarjes së rëndë me shtetasit rusë, ku dy ushtarakë shqiptarë u sulmuan me spray neuroparalizues, ka reaguar edhe presidenti i vendit Bajram Begaj. Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Begaj shprehet se është në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë.

“Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me shumë vëmendje. Jam në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj dhe mbështes për të vazhduar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare. Mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroj shërim të shpejtë”, shkroi presidenti.

Rusët ne Shqipëri plagosin ne pike te ditës ushtarët shqiptarë?!

Mësohet se, rojet i kanë bërë thirrje të ndalonte por ai ka tentuar të largohet. Në momentin kur dy rojet e kanë ndaluar ai është kundërpërgjigjur duke përdorur spraj neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij.

Ata ishin me makinën « Chevrolet » në të cilën udhëtonin shtetasja ruse dhe shtetasi « ukrainas » të cilët shoqëronin 24 vjeçarin rus që kishte hyrë në territorin e Uzines Ushtarake në Gramsh dhe po fotografonte.

Gazetari shqiptar raporton me uniformë lufte, foto qe flet me shume se sulmi rus mbi ushtaret shqiptarë, nje parlajmerim jo i mire!

Sipas gazetës zvceane Le Canton27.ch,  policia ka bërë shoqërimin e 24 vjeçarit në Mikhail Zorin në Komisariatin e Gramshit, janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës një shtetase ruse e cila është identifikuar si Svetlana Timofoeva 33 vjeç dhe një shtetas ukrainas i identifikuar me inicialet F.A, 25 vjeç.

Policia ushtaraka ka njoftuar policinë e shtetit e cila ka bërë ndalimin e menjëhershëm të dy personave jo shumë larg nga uzina. Gjithashtu kanë bllokuar dhe automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse dhe shtetasi ukrainas.

Dy ushtaraket jane sjellë me urgjencë në QSUT ku dhe kanë marrë mjekimin e duhur pasi kishin paralize faciale dhe probleme me sytë. Në orët e vona të mbrëmjes u mësua se gjëndja e tyre shëndetësore ishte përmirësuar.

Se sa mund te jete e nderliokuar situtata me spiunet ruse ne ballkan, ne këte rast ne Kosovë dhe Shqiperi flet me se miri kjo foto e kolegut shqiptar (Top Cahnnel) i cili u pa duke raportuar nga vendi i ngjarjes (Gramsh). Kjo eshte fotografia ner fjalë e gazetarit shqiptarë, qe flet me shume se sulmi rus mbi ushtaret ne Gramsh, qe nuk eshte nje paralajmerim i mire per situaten ne rajon, ka shkruar ne fund gazeta zvicerane Le Canton27.ch

 

Derniers articles