11.3 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Shkumbin Ahmexhekaj, kandidati me më së shumti pikë për drejtor të RTK-së

Prishtinë, 19 mars -Komisioni vlerësues për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, e ka bërë të ditur listën me kandidatët që kanë marrë më së shumti pikë. Sipas Bordit të RTK-së, në intervistë janë paraqitur pesë kandidatë, ndërsa tre të tjerë që kanë qenë në testin me shkrim, këtë nuk e kanë bërë edhe në intervistë, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch 

Kandidati me më së shumti pikë, sipas Bordit të RTK-së, është Shkumbin Ahmetxhekaj me 158.7 pikë në total, ku nga testi ka marrë 80.7 pikë dhe nga intervista 78 sosh.

“Ashtu siç ka qenë i gjithë ky proces, edhe procesi i intervistimit ka qenë tërësisht transparent, ku kanë marrë pjesë nëntë monitorues, duke përfshirë shoqërinë civile, Zyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm BE-së në Kosovë dhe tri sindikatave të RTK-së”, thuhet në deklaratën e Bordit të RTK-së.

Tutje, sipas tyre, në kuadër të transparencës dhe vlerësimit korrekt, anëtarët e komisionit e kanë arsyetuar vlerësimin për secilën pyetje para anëtarëve të tjerë të komisionit dhe monitoruesve.

Derniers articles