Në raportin e rregullt gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për Kosovën, i cili do të prezantohet më 18 tetor në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka shprehur shqetesimet e tija për zhvillimet e fundit ne Kasovë, sidomos ne Verit te Kosovës, i cili situaten e ka cilesuar jo stabile dhe të brishte, njofton nga OKB, gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Guterres: Tensionet e fundit ne Kosovë, ka ndikuar në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës
« Retorika e shtuar mes Beogradit dhe Prishtinës që ndikoi ne përshkallëzimi i tensioneve në terren, shenoi progres ne normalizimin e marrëdhënieve në periudhën 16 mars deri më 15 shtator 2022. » thueht ne raportin e OKB-së.
Ne vazdim te këtij raporti te posapublikuar te shefit te Kombeve te Bashkuara thuhet se « të dyja palët kanë debatuar më së shumti për votën në Kosovë gjatë zgjedhjeve në Serbi, çështjen e lëvizjes së lirë dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme për çështjet energjetike dhe Asociacionin e Komunave Serbe.. »
Ne vazhdim te raportit te shefit te OKB-së z.Antonio Guterres thuhet se « tensionet dhe retorika e nxehtë gjatë periudhës së mbuluar nga ky raport pasqyrojnë situatën e brishtë në terren. Ngjarjet e 31 korrikut në veri të Kosovës, si reagim ndaj vendimeve të qeverisë së Kosovës lidhur me lirinë e lëvizjes, ishin një përshkallëzim serioz, i cili e solli situatën në prag të ballafaqimit me pasoja potencialisht tragjike »
Guterres vuri në pah se paqja mbizotëroi falë angazhimit të diplomatëve, procesit te dialogut për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosoves dhe Serbisë.
« Agazhimi permanent i zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë kontrbuoi dukshem në uljen e tensioneve dhe ruajtjen e angazhimit në dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.. » ka nenvizuar z.Guterres.
Guterres në raportin e posapublikuar dedikuar zhvillimeve te fundit ne Kosovë u ka bërë thirrje të dyja palëve të vazhdojnë angazhimin për të ruajtur integritetin e procesit të dialogut dhe për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura.
Njëkohesisht sipas raportit te shefit te OKB-së « takimi i nivelit të lartë ndërmjet autoriteve të Prishtines dhe Beogradit, i mbeshtetur nga BE, më 18 gusht, deshmoi përkushtimin e tyre për zgjidhje paqësore përmes dialogut.. »
Në raportin e OKB-së thuhet po aashtu duke ju referuar te dhënave të UNHCR-së se « nga data 16 mars deri më 15 shtator 2022, në Kosovë janë kthyer 120 persona, prej të cilëve 102 nga minoriteti serbe. Numri i përgjithshëm i të kthyerve që nga viti 2000 arriti në 29,285 persona.