20.8 C
Berne
mercredi 25/06/2025

Shefi i EULEX-it Giovanni Pietro Barbano: Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, siç dëshmoi edhe raporti i BE-së për Kosovën

« Situata aktuale e sigurisë në veri të Kosovës është stabile dhe e qetë, por ajo vazhdon të mbetet e brishtë.. BE-ja i ka dënuar vazhdimisht sulmin e Banjskës dhe te tjera me termat më të ashpër dhe vazhdimisht ka kerkuar hetimet qe duhet zubluar dhe ndeshkuar autoret… » ka thëne ndër tjera Shefi i EULEX-it Giovanni Pietro Barbano në një interviste ekskluzive dhënë sot gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch. Z. Barbano i cili në këtë intervistë flet edhe per zgjedhjet ne Kosovë,  bashkepunimin e policise kosovare, rolin e Interpolit dhe Eurpolit ne luften kundër korrupcionit dhe shume cka me interes kombëtare dhe ndërkombëtar   

Giovanni Pietro Barbano:  Situata aktuale e sigurisë në veri të Kosovës është stabile dhe e qetë, por ajo vazhdon të mbetet e brishtë..

  • Si e vlerësoni situatën aktuale në Kosovë, veçanërisht në Veri. Si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë me shume perdorin termin lufte se sa dialog. Kemi pasur Banjskën, pastaj Kanalin Ibër-Lepenec.. A mendoni se do të ketë sërish provokime dhe ndërhyrje të Serbisë në Kosovë, apo luftë siç po përmendet?

Giovanni Pietro Barbano:  Në përgjithësi, situata aktuale e sigurisë në veri të Kosovës është stabile dhe e qetë, por ajo mbetet e brishtë. Meqenëse siguria e të gjitha komuniteteve në Kosovë mbetet prioriteti ynë i parë, duke iu përmbajtur rolit tonë të mandatuar, ne mbetemi vigjilentë dhe monitorojmë nga afër situatën e sigurisë në Kosovë. Është e rëndësishme të kujtojmë se EULEX-i ka një kapacitet të mbetur ekzekutiv si reaguesi i dytë i sigurisë së Kosovës, në përputhje me mekanizmin me tre nivele ku Policia e Kosovës është e para dhe KFOR-i është i treti. Si e tillë, për të marrë vetëdije për situatën dhe për të monitoruar në vazhdimësi çdo zhvillim të sigurisë, Njësia jonë e Formuar e Policisë dhe Njësia e Policisë Rezervë, e cila u dislokua për të forcuar kapacitetin e Misionit për të mbështetur stabilitetin në mbarë Kosovën gjatë zgjedhjeve të përgjithshme, po kryejnë patrullime mobile në baza 24/7. Në të njëjtën kohë, ne punojmë në koordinim të ngushtë me aktorë të tjerë të sigurisë në terren për të garantuar gatishmërinë për të ndërhyrë, nëse kërkohet dhe është e nevojshme, për të kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e rendit dhe sigurisë publike në rastet e trazirave civile.

Barbano: BE-ja i ka dënuar vazhdimisht sulmin e Banjskës dhe te tjera me termat më të ashpër dhe vazhdimisht ka kerkuar hetimet qe duhet zubluar dhe ndeshkuar autoret  

  • Kanë kaluar gati dy vjet nga invazioni serb në Kosovë (në Banjskë), thuhej se po kryhen hetime, por ende nuk ka asgjë? Po kështu edhe për sulmin tjetër në kanalin Ibër-Lepenc thuhet se hetimet janë në vazhdim, por ende asgjë! Ne e dimë që Serbia po i zvarrit këto hetime, por pse komuniteti ndërkombëtar nuk po i merr më seriozisht këto hetime, apo terroristët në rajon janë më të fuqishëm se ndërkombëtarët?

Giovanni Pietro Barbano: EULEX-i dhe Komuniteti Ndërkombëtar po e marrin jashtëzakonisht seriozisht incidentin dhe hetimet përkatëse. Dëshiroj të kujtoj se BE-ja i ka dënuar vazhdimisht sulmet në termat më të ashpër të mundshëm dhe vazhdimisht ka shprehur nevojën që hetimet të përfundojnë me shpejtësi dhe të gjithë përgjegjës të mbahen përgjegjës. Megjithatë, që nga përshtatja e mandatit tonë në vitin 2018, Misioni nuk kryen asnjë lloj hetimi penal, dhe roli ynë kryesisht fokusohet në një monitorim të fuqishëm të trajtimit të rasteve nga autoritetet e Kosovës përgjatë gjithë zinxhirit të sistemit të drejtësisë penale.

  • A mendoni se dialogu i Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka dështuar, apo duhet të vazhdojë në ndonjë format të ri, sepse në takimin e fundit që pata me shefin e OKB-së, Guterres, ai u duk i zhgënjyer me ngecjen e këtij procesi, sepse sipas tij, palët nënshkruajnë marrëveshje, por nuk i zbatojnë ato?

Giovanni Pietro Barbano:  Dialogu Prishtinë-Beograd i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet korniza e vetme e besueshme dhe e qëndrueshme për avancimin e normalizimit. Vlerësimi i zbatimit të tij bie në kompetencën e Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë.

  • A mund të themi se sot në veri të Kosovës kemi një gjendje stabile, nuk ka protesta, nuk ka barriera, nuk ka banda kriminale, si dikur  bandat serbo-ruse dhe Wagneri?

Giovanni Pietro Barbano:  E ritheksoj se, përderisa gjendja aktuale e sigurisë në veri të Kosovës mbetet e qëndrueshme dhe e qetë përkundër një sërë protestash paqësore, ajo mbetet e brishtë për shkak të çështjeve të shumta të vazhdueshme që potencialisht mund të shkaktojnë një përkeqësim të rendit publik.

Giovanni Pietro Barbano: Korrupcioni ka shënuar rënie te dukshme ne krahassim me vitet e mëparashme.

  • A keni informacione dhe sa po luftohet krimi aktualisht në Kosovë? A është ulur niveli i krimit dhe korrupsionit?

Giovanni Pietro Barbano: Korrupcoini ka shënuar rënie te dukshme ne krahassim me vitet e mëparashme. Lirish mund te thmei s evitet e fudnit Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, siç tregohet edhe në Raportin e Komisionit të BE-së për Kosovën 2024. (Kosovo has registered some progress in the fight against corruption and organized crime, as indicated in the EU Commission’s Kosovo Report 2024, redaksia) Gjegjësisht, bashkëpunimi me Europol-in është përmirësuar, me Kosovën duke iu bashkuar operacioneve të përbashkëta dhe duke vendosur një oficer ndërlidhës. Riorganizimi i Policisë së Kosovës është në progres dhe afër përfundimit, dhe PK-ja është duke u harmonizuar me parimet e policisë së udhëhequr nga inteligjenca dhe policimin në komunitet. Raporti i KE-së thekson gjithashtu se hetimet financiare janë më sistematike dhe se konfiskimi i aseteve është përmirësuar, megjithëse nevojitet përparim i mëtejshëm. Ministria e Brendshme dhe agjencitë e saj kanë miratuar plane integriteti dhe përpjekjet kundër krimit kibernetik, trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta kanë avancuar. Rekomandimi nga raporti i KE-së thekson gjithashtu se Kosova duhet të zbatojë një strategji të re kundër krimit të organizuar, të rrisë hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të profilit të lartë, duke përfshirë pastrimin e parave, dhe në mënyrë aktive të synojë dhe hartojë grupet dhe rrjetet kriminale. Ai gjithashtu duhet të përmirësojë sistemin e konfiskimit penal duke krijuar një fond konfiskimi dhe duke rritur përdorimin e mjeteve të konfiskimit nga prokurorët dhe policia. Për më tepër, duhet të forcohen përpjekjet për të parandaluar dhe luftuar kontrabandën e migrantëve dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Këta hapa do ta sjellin Kosovën më afër përmbushjes së kritereve të Aquis të BE-së.

  • A jeni të kënaqur që në Kosovë gjatë viteve të fundit nuk ka pasur vrasje të gazetareve e as te politikajve me motive politike, siç raportonin OKB-ja dhe NATO-ja që ndodhte gjatë viteve të pasluftës në Kosovë?

Giovanni Pietro Barbano:  Si pjesë e rolit të tij të fuqishëm monitorues, EULEX-i është duke monitoruar nga afër se si krimet kundër gazetarëve trajtohen nga autoritetet e Kosovës përgjatë gjithë zinxhirit të drejtësisë penale. Vitet e fundit kemi vërejtur me shqetësim raste kërcënimesh dhe sulmesh ndaj gazetarëve, të cilat i dënojmë ashpër. Gazetarët e pavarur janë me të vërtetë thelbësorë në mbrojtjen e lirisë së shprehjes, garantimin e aksesit në informacion për të gjithë, si dhe kontributin në themelet e demokracisë dhe shoqërive të hapura.

  • A bashkëpunoni me Interpolin apo Europolin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit?

Giovanni Pietro Barbano: Po, EULEX-i, ndër të tjera, mbështet Policinë e Kosovës në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar duke lehtësuar shkëmbimin e informacioneve policore ndërmjet Policisë së Kosovës dhe INTERPOL-it dhe EUROPOL-it. Është e rëndësishme të kujtojmë se, falë mekanizmave ndërkombëtarë të bashkëpunimit policor, të dhëna të besueshme janë të disponueshme në kohën e duhur, për të lejuar autoritetet e zbatimit të ligjit të parandalojnë dhe luftojnë krimin e organizuar, terrorizmin dhe forma të tjera të krimit të rëndë.

  • Sa po ndihmon Zvicra në këtë çështje, çfarë roli luan ajo? Siq e dini në Asamblenë e Përgjithshme në Dubai dështoi anëtarësimi i Kosovës në Interpol.

Giovanni Pietro Barbano:  Zvicra është një nga anëtarët themelues të INTERPOL-it. Zyra Federale e Policisë së Zvicrës vepron si Byroja Qendrore Kombëtare e INTERPOL-it për Zvicrën, duke ofruar një lidhje midis shërbimeve kantonale dhe federale, si dhe shërbimeve të tjera kombëtare të policisë.

  • Meqe e thatë ju, se krimi i organizuar ka filluar të bjerë, a është koha që Kosova të pranohet, sepse sipas informacioneve të mia nga policia do të aplikojnë sërish për anëtarësim?

Giovanni Pietro Barbano:  Si Mision i BE-së për Sundimin e Ligjit, roli ynë është të mbështesim bashkëpunimin ndërkombëtar policor duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit policor ndërmjet Policisë së Kosovës dhe INTERPOL-it, në mënyrë që të forcojmë kapacitetet e institucioneve të Kosovës për të parandaluar dhe luftuar kriminalitetin.

  • Zgjedhjet e 9 shkurtit u mbajten me 9 shkurt. Si e vleresoni ato, ishin demokratike dhe konform standardeve evropiane?

Giovanni Pietro Barbano:  Po, ishin dhe unë i mirëpres shumë faktin që zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit u zhvilluan në një atmosferë paqësore pa ndonjë incident të madh sigurie. Siç u tha nga Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Kallas dhe Komisioneri për Zgjerim Kos, procesi i përgjithshëm tregoi qëndrueshmëri dhe përkushtim ndaj parimeve demokratike. Bashkimi Evropian pret me padurim formimin e institucioneve të reja dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet, me fokus në mbështetjen e forcimit të institucioneve të sundimit të ligjit, të cilat pajtohen me kuadrin ligjor në fuqi pa diskriminim.

  • Mediat kosovare kane raprtuar se ka pasur stërvitje të përbashkëta mes EULEX-it dhe FSK-së, cfare ju shtyri te beinit këtë?

EULEX-i asnjëherë nuk ka zhvilluar stërvitje të përbashkëta me FSK-në. Si reaguesi i dytë i sigurisë së Kosovës, EULEX-i ka kryer stërvitje të përbashkëta me Policinë e Kosovës dhe Misionin e udhëhequr nga NATO, KFOR-in, për të forcuar koordinimin ndërmjet aktorëve të sigurisë si pjesë e mekanizmit të përgjigjes së sigurisë me tre nivele, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë dhe KFOR-i i treti. Megjithatë, bashkëpunimi operacional me FSK-në nuk është detyrë e mandatuar për EULEX-in.

 

Derniers articles