4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Serbët me kamionë dhe vetura (BG) bllokojnë rrugët në tri pika kufitare mes Serbisë, Kosovës dhe Malin e Zi. Pengohen dhe malltretohen diaspora shqiptare duke ardhur në Zvicer dhe vendet e BE-së

Mitrovicë, 6 shtator -Rrugët në Serbi që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë jane bllokuar ne pikat kufitare nga ana serbe nga nje grup i vogel serbesh me maska si në Merdare, Bernjak dhe ne Kulle, ne kufi me Malin e Zi  mu ne diten kur ndermjetesuesi i BE-së Miroslav Lajcak po qendron ne Kosovë, në shenjë proteste ndaj vendimeve të autoriteteve kosovare në Veriun e Kosovës konform marrëveshjes se Brukselit nenshkruar nga presidenti serb Akesnader Vucic dhe kryministri kosovar Albin Kurti, njofton nga Mitrovica korrespendti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Pas bllokimit te kufijve ne Serbi , ne kufi me Kosoven qendrojne njerez të maskuar, bandat serbe te Milan Radojçiqit (mikut te Vucicit) te kerkuar nga Interpoli, për te destabilizuar situaten në rajon 

Siç kanë bërë të ditur qytetarë serbë që janë futur në Kosovë nga Jarinja, në bllokada nuk ka shumë njerëz. Ata kanë thënë se po u kërkohen dokumente. Burimet nga vendi i gjarjes per gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch kane deklaruar se pasbllokimit te kufijve ne Serbi , ne kufi me Kosoven qendrojne njerez të maskuar, bandat serbe te Milan Radojçiqit (mikut te Vucicit) te kerkuar nga Interpoli,  për te destabilizuar situaten në rajon. Aty gjenden edhe pesona te makuar nga grupi krimnel Vaganer siq eshte degjuar te flitet rusisht.  Ketu po pengohen udhëtarët sidomos kosovaret te cilet jane rruges per ne Zvicer dhe vendet e BE-së te cilat lëvizje jane rritur dukshem pas liberlaimzit te vizave ne fillim te këtij viti.

Pas bllokimit te kufijve Serbi-Kosovë, siq e thone analistet sebë, qendronë vetë persidenti Vucic, për të përqendruar situatën ne Veri me qellim që të shuaj protestat masovike ne Beograd dhe mbare Serbinë kundër regjimit te tij.

Serbët serish me vetura bllokojne rrugët në tri pika kufitare mes Serbisë Kosovës dhe Malin e Zi (Merdare, jartine dhe te Kulla) pengohen dhe malltretohen diaspora shqiptare duke ardhur në Zvicer dhe vendet e BE-së. Cuditërisht ne keto bllokada nga disa « aktivist » verehen  levizjet e veturave me së shumti me regjistrim te Beograit apo Nishit (300 apo 400 km larg kufrin me Repobliken e Kosovës Kosovë?!

Situatë e qetë është duke mbizotëruar në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Jarinjë, në kohën kur ishte paralajmëruar për protesta nga serbët dhe tentim të bllokimit të rrugëve kufitare, kah ana e Serbisë.

Bllokada ishte paralajmëruar nga “Këshilli për Bllokada i Serbisë” pasi Policia e Kosovës konfrom marrvshje se Bruksleit (BE)  ka mbyllur 5 zyra të strukturave paralele në veri me dyshimet për falsifikim dhe korrupcion me dokumente, raporton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Do perkujtuar se gjate aksionit  ë 30 gushtit u mbyllën zyrat e katër komunave paralele: Mitrovicë, Leposaviq, Zubin-Potok e Zveçan, si dhe Zyra e Qarkut të Mitrovicës.

Pas paralajmërimit për bllokadë, institucionet e Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve që ta evitojnë kalimin nga Serbia. Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar nga qytetarët të shmangin kalimin transit nëpër pikëkalimet kufitare me Serbinë.

Lideri serb Zoran Vuletic nga Forumi Demokratik Qytetare per RTK (televizionin e publik te Kosovës) thote se « eliminimi i ketyre strkturave paralele serbe ne Veri nga policia kosovare nuk eshte befasi, cka eshte pritur, meqe kjo eshte rezultat koform marreveshje se Bruksleit mes Kosoves dhe Serbisë. Tjeter pune eshte ajo pse presidenti Vucic nuk ka njoftuar qytetaret med kohe rreth kesaj marreveshje.. »

Nder sa analsiti dhe gazetarik serb nga Kosova Branislav Krstiq rreth barikadave te sotme ne disa pika kufitare mes Kosoves dhe Sebrisë ka thne se, keto bllokime te r rguevce nga jane me se shumi ne dëm te serbëve dhe nuk i kontbujojn e paqes dhe stabilietit ne rajon…

Kurse Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka njoftuar për mbylljen edhe të pikëkalimit kufitar në Merdar.

“Pas veprimeve të njejta të ekstremistëve të maskuar serb brenda territorit të Serbisë, që po ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste ndaj qytetarëve që duan të kalojnë tranzit përmes Serbisë dhe gjithë kjo para syve të autoriteteve të Serbisë, mbyllet edhe pika kufitare në Merdarë… », ka shkruar ai në Facebook mbrëmjen e së premtes, citon Le Canton27.ch


Derniers articles