Prishtine, 16 prill -Lufta e Rusisë në Ukrainë, padyshim ka ndikuar edhe në shtet e tjera të Evropës, e veçanërisht në vendet për Ballkanin Perëndimor. Serbia me mbështetjen e saj ndaj shteti rus, ka nxitur reagimet e BE-së dhe shteteve tjera të fuqishme. Krahas kësaj, shteti serb ka rritur provokimet e saj ndaj Kosovës.
Megjithatë, ende asnjë prej udhëheqësve të saj nuk është sanksionuar për qëndrimet e tyre pro-ruse.
Për tre ditë me radhë nga data 13 prill, Policia e Kosovës është sulmuar në veri. Ata janë sulmuar me granatë dorë e armë zjarri Ak-47, sulm te cilin ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka quajtur sulm terrorist, njofton nga Prishtina korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Qeveria e Kosoves ka denuar sulmet e fundit serbe, duke njoftuar NATO-n dhe nderkombetaret
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri. Kryeministri kosovar Kurti i shqetesuar per kete gjendje eshte shpreh se ”sulmet e fundit ne Kosove ardhur nga Serbia. Beogradi duhet te ndal provokimet..”, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
“Për tri ditë radhazi (13–15 prill) policët e Kosovës janë sulmuar në pikën kufitare me Serbinë. Dje dhe sot herët, një breshër plumbash dhe një granatë dore u hodhën drejt policisë sonë. Burimet tona e kanë identifikuar sulmin e djeshëm si të ardhur nga Serbia”, ka thene z. Kurti (For three days in a row (April 13–15), Kosova Police officers have been attacked at the border crossing point with Serbia. Yesterday & early today, a hail of bullets & a hand grenade were thrown at our police. Our sources have identified yesterday’s attack as coming from Serbia.)
Qeveria e Kosoves ka denuar sulmet e fundit serbe, duke i konsideruar si provokime me prapavije, ka alarmuar NATO-n dhe nderkombetaret duke shprehur shqetesimet per eskalimin e kesaj situate.
Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se sulmet ndaj policëve në veri kishin për qëllim të pengojnë aksionet kundër kontrabandës.
Ndryshe, Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka dënuar ashpër sulmet kundër policisë së Kosovës në ditët e fundit, duke bërë thirrje që autorët të mbajnë përgjegjësi.
Derisa situata eshte frazhile ne Veri te Kosoves, situate e njejte po mbreteron edhe ne Luginen e Presheves (rajon ky i banuar me shqiptare etnik ne Serbine jugore) ku popullata atje konsiderohet te shtypur, rajon ky me i diskrimunuar dhe i varfur ne Evrope.