12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Raportet e nderkombëtare: Liria e medias në Shqipëri është në rrezik të lartë, sikur ai në Kosove para vitit 1999, në kohën e Miloshevicit

Raporti i përvitshëm mbi pluralizmin në media nga Qendra për Pluralizmin dhe Lirinë e Medias, CMPF, në Institutin Evropian Universitar në Firence për vitin 2023 e vendos Shqipërinë në listën e vendeve me një media në rrezik të lartë, raprton Birn.  Edhe Reporters sans Frontieres sivjet ishte mjaft kritike ndaj Qeverise Rama, per shkak diskriminimit dhe mungeses së lirise se shprehjes ne Shqiperi apo edhe për mediat servile, pro Ramës qe paguhet në të bardhe dhe ne  të zezpe apo siq  ishte shrpehur gazetari njohur biteror robetro ssvkoni për gazeten zvierane Le Canton27.ch  se

Raporti vë në dukje se në pjesën më të madhe treguesit mbetën të pandryshuar nga viti i kaluar, por treguesi i pluralizmit të medias u përkeqësua ndjeshëm.

Bazuar në të dhënat e bëra publike nga CMPF, Shqipëria është një nga vendet me situatën më të rënduar në rajon dhe në një pjesë të treguesve si ai i pluralizmit të hapësirës mediatike, zë vendin e fundit në Evropë me një shkallë të rrezikut prej 92 për qind. Vendi nuk rezulton mirë as sa i përket pavarësisë së medias nga politika, duke lënë pas në këtë tregues vetëm tre vende: Turqinë, Hungarinë dhe Serbinë.

Raporti vë në dukje edhe mungesën e sigurisë për gazetarët. “Siguria fizike e gazetarëve nuk është gjithmonë e garantuar, kushtet e punës mbeten të këqija ndërsa autoriteti i medias nuk është i pavarur nga ndikimi politik”, thuhet në raport.

Raportuesit kanë renditur një listë të gjatë rekomandimesh për Shqipërinë ku kërkohen ndryshime që do të ndikonin në përmirësimin e situatës. Rekomandimet përfshijnë kërkesa për një barazim më të madhe gjinore në menaxhimin e medias, më shumë hapësirë për pakicat dhe ngritjen e mekanizmave vetërregullues për të “luftuar gjuhën e urrejtjes me bazë gjinore”.

Raporti rekomandon ndalimin e përdorimit të materialeve të prodhuara nga partitë politike apo autoritetet shtetërore në lajme dhe në programet informative si dhe masa më të forta rregullatore, “për ta bërë mbajtjen e posteve qeveritare të papajtueshme me pronësinë e medias”.

Raporti në fjalë është përpiluar për 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe 5 vendet kandidate, përfshi Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai është një raport i përvitshëm i financuar nga Bashkimi Evropian dhe është në vitin e 10 të publikimit, ka raportra Birn, citon gazeta zvicerane në shqip Le Caanton27.ch

Roberto Saviono: Zoteri Maliqi, qeverite dhe diktatoret shkojne e vine, por gazetaret mbeten dhe e verteta del herdo kurdo edhe pse mund te vonoje. Ne duhet te jem krenar qe jem gazetar e jo pushtetar!

Gazetari italian Roberto Saviano, i njohur për luftën e tij kundër mafies, përballet me një padi për shpifje të martën e ngritur nga Giorgia Meloni, tani kryeministre e Italisë, lidhur me një deklaratë në vitin 2020 që kritikonte qëndrimin e tij ndaj emigrantëve. Gjyqi i Melonit kundër Savianos në Itali: frika për lirinë e shtypit, rprtoj n emdiat italiane.

Shkrimtari, publicisti dhe gazetari njohur boteror, Roberto Saviano: Shqipëria është një vend plot mafia. Politika shqiptare nuk bën dot pa të. Shkurt, mafia e media të lidhura, drejtësia plagë e Shqipërisë

Gazetari i njohur boteror investigativ Roberto Saviano ne bisede me tedaktorin e gazetes zvicerane Le Canton27.ch kishte thene se “Mafia shqiptare u fuqizua prej Lazaratit, sot ajo është e fuqishme në gjithë botën dhe ka arritur deri tek « Cosa Nostra »
Saviano ne shtatorin e vitit 2016 gjate vizites ne Tirane kishte deklaruar se Mafia politike në Kosovë dhe Shqiperi ne bashkepunim me ate serbe eshte më e fuqishme se ndërkombëtaret në rajon.
Shikone raportin, listen e fundit te RSF, ku ne mesin e 180 vendeve prine Kosova (dhe Amerika) ku gjendja gazetareve dhe liria e shtypit eshte me e mira, kurse Serbia dhe Shqiperia jane gati ne fund!..
Dhe kjo te shtyn te dyshosh ne disa qe po kritikojne Qeverine Kurti, se jane ne sponsorizuar nga Serbia dhe Rusia. Dhe normal gjithkujt i shkon memdja ku shkuan 30 milione euro te Kremlinit (Putinit) qe ju ndane mediave ne ballkan para luftes ne Ukraine?..

 

Derniers articles