4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Qeveria Kurti ndan edhe 255 mijë euro tjera për arsim dhe kulture per Luginën e Preshevës

Prishtine, 9 gusjt -Qeveria e Kosovës ka ndarë 254.562 mijë euro për tekstet shkollore në gjuhën shqipe për filloristët shqiptarë që jetojnë në tri komunat në Luginen e Presheves. Per gjendjen e veshtira ne arsim dhe kulture  kreu i qeverise ishte njoftuar edhe ne Davos gjate samitit boteror ku kishte takuar redaktirin e gazetes zvicerane Le Canton27.ch qe eshte me origjine nga ato vise.

Kurti kishte premtuar se do te beje dicka edhe ne ket drejtim duke thene se “per te realizuar kete ndihmese nevoitet nje kerkese nga Presheva ne nuk e harrojme asesi Luginen se e kemi obligim dhe mision shteteror e kombetar te ndihmojme vellezerit jashta vendit tone..”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka thënë se edhe vitin e kaluar qeveria ka ndarë mjete për tekstet shkollore, ndërsa për vitin e ri shkollor do të bëjë të njëjtën gjë për nxënësit në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Vitin e kaluar kemi ndarë [mjete financiare] me qëllim të pajisjes me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ndihma jonë për bashkëkombësit tanë është jo vetëm nevojë, por edhe obligim i yni që të mbrojmë të drejtat e tyre elementare”, ka thënë Kurti.

Kërkesa për ndarjen e këtyre mjeteve është bërë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Derniers articles