12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Freedom House: Qeveria Kurti ka ndërmarrë një sër reformash për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar të akumuluara qe 20 vite

Brnë, 25 prill -Organizata Freedom House me seli në Uashington publikoi të mërkurën raportin e saj për Kosovën, duke vlerësuar se ky vend vazhdon të jetë pjesërisht i lirë dhe nuk ka shënuar përparim, në veçanti në çrrënjosjen e korrupsionit dhe ndikimin politik në institucionet e drejtësisë, njfotj gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Në raport thuhet se “disa figura politike në Kosovë kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë”, por se zgjedhjet e vitit 2021 sollën “një ndryshim të madh në skenën politike të Kosovës, duke kaluar në opozitë një numër figurash të rëndësishme që ishin të përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme”.

Por, raporti amerikan ne vazhdim  thekson se Qeveria e Kryeministrit Albin Kurti ka ndërmarrë një mori reformash për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, por se disa prej këtyre masave, siç është ligji për themelimin e agjencisë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurive të pajustifikuara, kanë shkaktuar shqetësime se mund të politizohen dhe se tani po sfidohen në Gjykatën Kushtetuese.

Në raport një vlerësim i zymtë i bëhet edhe gjendjes së mediave në Kosovë dhe sigurisë së gazetarëve, për të cilët Freedom House thotë se janë objektiv për keqtrajtime, kërcënime dhe që shpeshherë veprojnë me të vetëçensuruar.

Në trajtimin e gjendjes së pakënaqshme të mediave në Kosovë, raporti shtjellon rastin e televizionit kryesor privat Klan Kosova (qe kosndoeornte dissa qytete te Repuiblikes se pjese te Sebrisë, shen.redaks. sikur Zashgtronin me bere qytet te Kinës)  të cilit qeveria e Kosovës në qershor të 2023 ia pezulloi certifikatën e biznesit për shkak të parregullsive të pretenduara në regjistrimin e tij, një veprim që u dënua nga gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile si sulm ndaj lirisë së fjalës dhe mediave, sipas raportit, citon gazeta zvicerane en shqip Le Canton27.ch

Por sipas Reporters sans Frontieres gjendjen e mediave dhe gazetareve ne Republiken e Kosovës e cileson shume te mire se në Serbi dhe Shqipëri, te cilin vend e ka radhitur ne nje rang solid.

Sipas Freedom House, mbetet edhe komuniteti LGBT dhe thekson se Kodi Civil i Kosovës. nuk e lejon partneritetin mes të njëjtës gjini (buure me burre apo grua me grua) si të drejtë ligjore

 

Derniers articles