2.9 C
Berne
samedi 1/02/2025

Qeveria e Kosovës dhuron edhe 360 mijë euro për pagesën e 30 specializantëve nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi

Prishtine-Presheve, 31 janar -“Falënderojmë Qeveria e Republikës së Kosovës për këtë mbështetje të domosdoshme, që nuk është thjesht ndihmë, por një investim në të ardhmen tonë!..” ka thene kryetari i KKSH-se Enkel Rexhepi, citon gazetat zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të mbështetur 30 specializantë nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi me 360 mijë euro nuk është thjesht një investim financiar – është një angazhim konkret për të ardhmen e shqiptarëve në rajon.

Kjo mbështetje shkon përtej shifrave: ajo ndikon drejtpërdrejt në fuqizimin e sistemit shëndetësor dhe zhvillimin profesional të mjekëve tanë. Për Luginën tonë. Ky hap do të thotë më shumë mundësi, kujdes shëndetësor më cilësor dhe ndërtim të kapaciteteve kombëtare.

Siç e theksoi kryeministri Albin Kurti, « mbështetja për shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk duhet të kufizohet vetëm në rritjen e buxhetit nga 1 milion euro në vit, por të shtrihet edhe në sektorë strategjikë. » Dhe ky vendim është një dëshmi e qartë e përkushtimit të Kosovës për përkujdesje të vazhdueshme ndaj shqiptarëve në Luginë.

Ky vendim nuk është vetëm ndihmë financiare, por një investim strategjik e kombëtar në të ardhmen e Luginës së Preshevës! Për tre vite radhazi, Kosova ka mbështetur specializantët nga Lugina, duke treguar një angazhim të qëndrueshëm për zhvillimin e kapaciteteve tona shëndetësore, ka thene Ardita Sinani kryetare e Komunrs se Presheves.

Falënderim i veçantë për kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka the znj. Sinani.

Derniers articles