-0.7 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Publicisti nga Bujanoca alarmon: Serbia e zvogëlon buxhetin për Këshillin Kombëtar për shqiptarët

Preshevë, 8 shkurt -Serbia çdo gjë po bën të asimilojë shqiptarët që jetojnë në Kosovën Lindore. Nga ana tjetër është kjo po Serbi e cila po mundohet me çdo kusht të themelojë Asociacionin në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Kurse, se çfarë bën Serbia me shqiptarët që jetojnë në Preshevë, atë nuk e ngrit askush si shqetësim… » thote publicisti nga Bujanoca Refik Hasani, derguar gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Këtu, Këshillit kombëtar të Pakicës shqiptare Serbia i ka zvogëluar buxhetin

“Funksionimi i Këshillit Kombëtar të pakicës shqiptare në Serbi, sipas ligjit të vitit 2009, është organ përfaqësues i pakicës nacionale shqiptare në Republikën e Serbisë.

Këshilli, përbëhet nga anëtarët, kryesia, organi ekzekutiv që përbëhet nga Komisioni për Arsim, për informim, për Kulturë dhe Komisioni për përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip.

Ligjërisht Këshilli për pjestarët e pakicës shqiptare, ka autoritetin për realizimin e disa të drejtave specifike mbi ruajtjen e të drejtave në fushën arsimore në gjuhën e komunitetit si dhe në fushën e kulturës, informacionit dhe në disa fusha tjera”, thotë ai.

Derniers articles